Kronikë

Mirditë/ Po kujdesej për parcelën me kanabis në pyllin e fshatit, kapet në flagrancë 59-vjeçari nga Kurbini! (EMRI+VIDEO)

18 Gusht, 14:16| Përditesimi: 18 Gusht, 14:55

  • Share

Mirditë- Po kujdesej (ujitje dhe plehërim) për kanabisin që kishte mbjellë në parcelën e hapur në pyjet e Mirditës, arrestohet në flagrancë 59-vjeçari nga Kurbini.

Policia e Lezhës bëri me dije sot se finalizoi një tjetër fazë të operacionit të koduar “Koordinata”, për goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike.   

Në pranga ka rënë i dyshuari Fran Biba, banues në Kurbin. Parcela me 42 rrënjë hashashi u zbulua në fshatin Shpërdhazë.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë, si rezultat i kontrolleve në kuadër të planit operacional “Koordinata”, goditën një rast të kultivimit të bimëve narkotike. Gjatë kontrollit të territorit, në fshatin Shpërdhazë, njësia administrative Kaçinar, u zbulua një parcelë me 42 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa. Autori i dyshuar, shtetasi F. B., 59 vjeç, banues në Kurbin, u kap në flagrancë duke u kujdesur për bimët narkotike”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Bimët narkotike u asgjësuan me anë të djegies, përveç një pjese që u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Kurse materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

A.Q/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se takimet e Trump me Putin e Zelenskyn do sjellin paqen në Ukrainë?