Rrëshqitja e kodrës në Mirditë

Kronikë

Mirditë, rrëshqet kodra, shemben 7 shtëpi, çahet rruga, banorët: Situatë alarmante

22 Mars 2018, 15:16| Përditesimi: 22 Mars 2018, 15:19

  • Share

MIRDITE-Shtatë shtëpi dhe një autogril janë shembur dhe shumë të tjera janë të rrezikuara nga rrëshqitja e kodrës pranë Repsit, që ka dëmtuar edhe rrugën kryesore. Rrëshqitja e tokës ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme nga reshjet e dendura të shiut në ditët e fundit.

Banorët në fshatin Blinisht shprehen se situata është alarmante. “Rruga automobilistike Reps-Shpalë ka rrëshqitur në 50 m dhe është e pakalueshme. Një lagje e tërë po shkon në lumë. 7 shtëpi janë shembur e shumë të tjera vazhdojnë që të jenë në rrezik” shprehen banorët. Ndërkohë që pritet që institucionet të bëjnë zhvendosjen e banorëve që kanë mbetur në qiell të hapur dhe atyre që janë të rrezikuar.

Në muajin e fundit ka pasur shumë rrëshqitje dherash nga Fushë Arrësi dhe deri në zonat në jug të vendit. Ndërkohë që rasti i rrugës së sotme që është dëmtuar është i njëjtë me atë të autostradës Tiranë-Elbasan, ku para pak muajsh pati rrëshqitje dherash.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?