Kronikë

Mirditë/ U kap me kallashnikov, granata e municion luftarak, vihet në pranga 15-vjeçari

3 Mars, 09:12| Përditesimi: 3 Mars, 09:32

  • Share

Mirditë-Një 15 vjeçar është vënë në pranga nga policia në Mirditë, pasi u kap duke transportuar armë dhe municion luftarak.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë, në bashkëpunim me shërbimet operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, finalizuan operacionin e koduar “Sinjali”, ku në pranga u vendos E. S., 15 vjeç.

Policia ka sekuestruar 3 granata, 1 kallashnikov dhe municion luftarak.

‘Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë, në afërsi të fshatit Fang, teksa transportonte 3 granata, 1 armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak, shtetasi E. S., 15 vjeç, banues në Burrel’, thuhet në njoftimin e policisë.

Në drejtimin e Prokurorisë së Lezhës, të cilës iu referuan materialet procedurale për rastin, po kryhen hetime për të provuar qëllimin e transportimit të këtyre sendeve, nga 15-vjeçari, si dhe për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetasit e tjerë që mund të jenë implikuar në këtë rast.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 04/03/2025 02:36

    Tridheni mire kete birbon e vogel qe te ciceroje bukur,se ata qe ja kane dhene t'i transportonte i kane bere llogarite mire.Kane menduar qe kush do t'a kontrolloje nje 15-vjecar dhe sikur t'a kapin,nuk do t'a denojne sa nje te rritur se eshte minoren!Gjithashtu mos e nenvleftesoni se eshte /i vogel/,se shoket vertet ja kane me te hedhur,por ama shoket /e rritur/ i ka zgjedhur vete ky dhe shoqeria me ta i pelqen shume.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?