Sociale

Mirditë, tregu i Krishtlindjeve pret qindra vizitorë! Të dielën koncert dhe panair me produkte lokale

21 Dhjetor 2024, 10:18| Përditesimi: 21 Dhjetor 2024, 10:46

  • Share

Qyteti i vogël i Rrëshenit, veshur me dekorin festiv dhe shtëpizat e drurit është kthyer në sofren mikpritëse për vendasit dhe vizitoret.

Me moton "Festo N'Mirditë", përgjatë gjithë muajit dhjetor po organizohen veprimtari kulturore dhe artistike me fokus promovimin e turizmit, kultures, tradites dhe gastromonisë së zonës.

Atmosfera çdo mbrëmje po terheq vemendjen e qytetareve të cilët thonë se kjo është mënyre më e mire për të pritur Krishtlindjen dhe Vitin e Ri.

Bashkimi i mirditoreve, por jo vetem, në sheshin ‘Abat Doçi’ është qëllimi e veprimtarive që kanë nisur prej 6 dhjetor dhe do të vijojnë përgjatë gjithë muajit.

Aktivitetet kultojnë të dielën (22 dhjetor) me panairin e produkteve lokale dhe koncertin me muzikë 'live' nga artistë të njohur dhe DJ.

R.D/E.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?