Kronikë

Mirditë/ Zbulohen 2 parcela me 220 bimë kanabisi në fshatin Shtuf! Dy të arrestuar (EMRAT+VIDEO)

8 Tetor, 13:50| Përditesimi: 8 Tetor, 14:07

  • Share

Mirditë - Dy persona kanë rënë në prangat e policisë pasi kishin kultivuar 220 bimë kanabisi. Ata janë identifikuar si Preng Marku dhe Kristian Pima (ky i fundit me precedent penal për të njëjtën veprimtari kriminale).

Dy parcelat me kanabis u zbuluan në fshatin Shtuf pas disa javësh hetimesh në drejtimin e Prokurorisë së Lezhës. Njëri prej të rinjve u kap u kap në flagrancë në ambientin ku thaheshin bimët narkotike.

Uniformat blu asgjësuan bimët narkotike përmes djegies teksa sekuestruan edhe 33.7 kilogramë kanabis në proces tharjeje. 

Njoftimi i policisë:

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Lezhë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, pas disa javësh hetime në drejtimin e Prokurorisë së Lezhës, ka organizuar dhe finalizuar në bashkëpunim me Sektorin Operacional, operacionin policor të koduar “Processing”.           

Si rezultat i operacionit, u vunë në pranga shtetasit:       

-P. M., 31 vjeç, banues në fshatin Shtuf;

-K. P., 31 vjeç, banues në fshatin Arrëz, Mirditë, me precedent penal për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Gjatë operacionit, u zbuluan në territorin e fshatit Shtuf, njësia administrative Kaçinar:   

-2 parcela ku ishin kultivuar 220 bimë narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies, përveç një pjese të vogël që u sekuestrua në cilësinë e provës materiale; 

-1 ambient që këta shtetas e kishin përshtatur për tharjen e bimëve narkotike dhe përgatitjen e tyre për shitje. Në këtë ambient u gjetën dhe u sekuestruan rreth 33.7 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, në proces tharjeje, si dhe u kap në flagrancë shtetasi P. M. 

Vijon puna për identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Mbrojtja për kreun e SPAK zgjatet deri në 3 vite pas mbylljes së mandatit, si ju duket?