‘Mirë t'u bëhet, ç'ju duhej të dilnit në protestë’, Aktivistja e PD tregon: Më dogjën babin, një nga flakadanët iu hodh tek këmbët (VIDEO)

8 Tetor, 14:05| Përditesimi: 8 Tetor, 14:42

  • Share

Juli Emiri, me profesion aktore, por e njohur më së shumti si aktiviste e PD-së, thotë se protestuesi që mori flakë në protestën e 7 tetorit të opozitës, është babai i saj.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, teksa ka reaguar ndaj komenteve që kanë thënë të mos dilnit në protestë, Emiri shkruan se babai i saj mori flakë, pasi një nga molotovët e hedhur nga protestuesit në drejtim të Bashkisë, është goditur nga policët në drejtim të tyre.

Postimi i plotë:

“Ky është babi im. Një nga flakëhedhëset që një protestues e hodhi në drejtim të bashkisë, një nga policët ia hodhi babit te këmbët. Babi mori flakë. Unë u sula t'ia shuaj, bashkë me protestues të tjerë. U dogja dhe unë. Pas disa minutash, ku godisnim me ç'të mundnim, flaka u shua. Gjatë gjithë kësaj kohe, policët për asnjë çast nuk na hodhën ujin me të cilin shpërndanin protestuesit.

Babi mund të kishte vdekur sot. Nga ata që lexojnë këtë status, ka një pjesë që u bëhet qejfi e thonë "mirë t'u bëhet/ç'u duhej të dilnin/vetë hodhën flakëhedhëse (jo babi)", ka një pjesë që u vjen tmerrësisht keq jo thjesht për babin, por se kuptojnë diktaturën që po u riinstalohet para syve me vrasës gjakftohtë dhe u shtohet forca dhe motivi për ta mposhtur dhe një pjesë që u vjen keq por mendojnë "shyqyr që nuk isha/ja pse nuk duhet dalë në protestë se shiko ç'ndodh" pa e kuptuar sa shpejt do u vijë radha.

Kjo pjesa e fundit është ajo që ka mbajtur gjithnjë Shqipërinë zvarrë, të nënshtruar, të pushtuar, të skllavëruar, që sjell e risjell diktaturën në një formë apo në një tjetër, periodikisht. Historia përsëritet aq herë sa nuk zëmë mend”, shkruan ajo.

S.B//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sonila: 08/10/2024 15:22

    MIRE TI BEHET !!!! Policet qe juve ua hodhet ato bombat molotov, nuk jane bij nenash, a nuk kane familjare ata ??

    Përgjigju
  • polici: 08/10/2024 14:21

    para se te jete aktiviste eshte aktore o eron veliaj

    Përgjigju
  • Populli: 08/10/2024 14:20

    Ne na merr te keqen se ment ne koke i kemi po ti dhe babai jot thirrini mendjes se desh vajtet ne ferr per qejf te nje keimineli (sali qenit) . Ju te pd akoma se keni kuptuar se jeni nje parti fashiste dhe terrorriste dhe ne sjemi budallenj qe tu vime nga pas.Hajt qerrohuni

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?