Mirel Josa

Sport

Mirel Josa largohet nga Vëllaznimi, gjen akordin me klubin e Superligës

13 Mars, 14:20| Përditesimi: 13 Mars, 14:22

  • Share

GJAKOVË - Vëllaznimi shkëputi kontaktet të mërkurën me trajnerin Mirel Josa. 61-vjeçari nuk është më trajner i KF Vëllaznimit dhe duket se ka gjetur akordin për të vijuar punën te FC Suhareka, në Superligën e Kosovës.

Klubi gjakovar ka njoftuar përmes faqes zyrtare se e ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin.

“KF Vëllaznimi dhe kryetrajneri Mirel Josa, sot kanë arritur marrëveshje të dy anshme për shkëputjen e bashkëpunimi. KF Vëllaznimi e falenderon kryetrajnerin Josa për bashkëpunimin dhe punën e deritanishme dhe i uron sukses në të ardhmen. Mbi të gjitha është Vëllaznimi”, njoftojnë kuqezinjtë.

Ish-trajner me Prishtinën, Josa nuk pati rezultate në Gjakovë dhe kjo ishte arsyeja e ndarjes mes palëve. Në dy ndeshjet e fundit, Vëllaznimi barazoi me Rilindjen dhe Trepçën '89, teksa humbi me Lirinë 0-1. Në vendin e Josës është emëruar Xhengiz Rexhepi. I ulur në stol më 16 janar, aventura e Josës te Vëllaznimi zgjati më pak se dy muaj.

Klan Kosova bën me dije se Josa nuk do humbasë kohë dhe ka një akord me FC Suharekën.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?