Nëse Lulzim Basha nuk do të kishte djegur mandatet në parlament dhe nëse Monika Kryemadhi nuk do ta kishte ndjekur në këtë zgjedhje ekstreme, Partia Socialiste nuk do të kishte mundur të ndryshonte formulën e koalicioneve-tren përmes një modifikimi në Kushtetutë dhe sot nuk do të kishte pasur votat për të shkarkuar Presidentin e republikës.
Eshtë si të thuash se, nëse nuk do të kishte djegur mandatet sot Lulzim Basha, me gjasa, do të kishte fituar zgjedhjet e do të ishte duke u përgatitur të bëhej kryeministër, Sali Berisha, me gjasa, nuk do të ishte deklaruar person "non grata" nga Shtetet e Bashkuara. Dhe Ilir Meta do të ishte duke u përgatitur në mandatin e tij të dytë si Kryetar i Shtetit.
Kështuqë, në fund të fundit, Lulzim Basha meriton mirënjohjen tonë.