Mesazhi dërguar turistëve dhe Korfuzi

Bota

'Mirësevini në Shqipëri', SMS-ja që u kushtoi qindra paund turistëve britanikë në Korfuz

18 Korrik, 12:02| Përditesimi: 18 Korrik, 12:22

  • Share

Turistët që udhëtojnë drejt ishullit të Korfuzit në Greqi janë paralajmëruar për një tarifë të fshehtë roaming-u që mund t’u kushtojë qindra euro, pa e lënë ende aeroportin. Sipas Daily Mail, shumë pushues që ajanë përballur me një mesazh “Mirë se vini në Shqipëri”, menjëherë pas uljes në aeroportin e Korfuzit, megjithëse ndodhen në territorin grek.

Një punonjës i Daily Mail, i cili kohët e fundit kaloi pushimet atje publikoi një mesazh me tekst që kishte marrë pas uljes nga një shërbim i quajtur “Këshilla për Vlerësimin e Çmimit”.

“Mirë se vini në Shqipëri! Thirrjet, mesazhet dhe të dhënat në Shqipëri tarifohen veçmas dhe nuk përfshihen në paketat standarde apo shtesat e të dhënave nga Mbretëria e Bashkuar. Shtesat Roam Beyond për këtë destinacion janë të disponueshme në aplikacionin iD Mobile për vetëm 5 £. Nëse nuk keni blerë tashmë një shtesë Roam Beyond, çmimi është 1.50 £ për MB. Minutat dhe mesazhet kushtojnë 0.60 £ secili. Një kufi mbrojtës prej 45 £ është vendosur për të shmangur tarifat e tepërta.”

Korfuz ndodhet në veriperëndim të Greqisë, dhe për shkak të afërsisë me rivierën shqiptare, sinjali i fortë i rrjeteve celulare shqiptare arrin deri në disa pjesë të ishullit grek, duke bërë që telefonat të lidhen automatikisht me rrjetet e huaja.

Steve Moore, nga Chesterfield, ndau përvojën e tij në një grup në Facebbok, duke shkruar: 'Mbërrita të dielën, mesazhi i zakonshëm i mirëseardhjes për Korfuzin është njësoj si në Mbretërinë e Bashkuar - 2 ditë më vonë mesazhi "Mirë se vini në Shqipëri, këto janë tarifat tuaja".

"Uau, çfarë mashtrimi! Telefonova kompaninë dhe pas 45 minutash bisede më thanë se rrjeti duhej të kishte kaluar në një antenë tjetër. Duhet ta kesh nën vëzhgim, përndryshe do të të kushtojë shumë."

Një përdorues tjetër shkroi: “Vetëm nëse shkon në lindje të ishullit. E bëra atë gabim duke përdorur hartat e Google. 128 paund për të ngarë makinën në rrugë lol”, ndërsa një i tretë shtoi: “Na zuri fatura prej 298 paundësh kur mbërritëm në shtëpi.”

Për të shmangur këto tarifa, udhëtarëve u kërkohet që ose të informojnë ofruesin e tyre të shërbimit për situatën, të çaktivizojnë 'roaming'-un ose të zgjedhin manualisht një rrjet grek në cilësimet e telefonit të tyre në vend që të mbështeten në përzgjedhjen automatike të rrjetit.

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Akademi për trajnimin e administratës lokale, si e vlerësoni?