Merkato ka nisur "zjarr" për lojtarët e Kombëtares. Në fokus është Mirlind Daku, sulmuesi i Rubin Kazan që ka disa kërkesa në treg. Në Turqi bëjnë me dije se Galatasaray është një nga skuadrat në garë për të marrë shërbimet e sulmuesit nga Gjilani.
Për këtë një rol vendimtar do luajë Mauro Icardi. Sulmuesi dhe kapiteni i Galatasaray ka marrë një ofertë nga Arabia Saudite, me mediet turke që thonë se paga e tij bashkë me bonuese do jetë 50 milionë euro në dy sezone.
Al Qadsiah ka trokitur te klubi buzë Bosforit dhe Galatasaray duket se po mendon për zëvendësuesin e tij. Një nga emrat që turqit kanë në plan është edhe Daku, teksa interes për të kanë shprehur edhe Fenerbahce dhe Besiktas.