Mirlind Daku nuk është më beqar! Foto me vajzën që i rrëmbeu zemrën

17 Gusht, 09:39| Përditesimi: 17 Gusht, 09:41

  • Share

Mirlind Daku nuk është më beqar! Lojtari i Kombëtares shqiptare të futbollit, Mirlind Daku, ka konfirmuar lidhjen e tij të dashurisë. Ai ka postuar fotografi me të dashurën në rrjetin social “Facebook”.

Dyshja shihen në ashensor, teksa Daku ka shkrepur foton, megjithatë pa zbuluar fytyrën e partneres së tij.

Sulmuesi i Shqipërisë, ka tërhequr interesin e disa skuadrave mes tyre është edhe Cagliari nga Serie A, por në orët e fundit në skenë ka dalë edhe një klub tjetër. Mediat italiane raportojnë se edhe Genoa, po monitoron situatën e tij.

Madje interesin për të nga klubi italian e pranoi edhe vetë babai i sulmuesit gjatë një interviste në Rusi. Fjalën e fundit do ta thotë klubi i Rubin Kazani, që për momentin nuk ka vendosur ende nëse do ta shesë apo jo Dakun.

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    DASH rithekson se SPAK është kyçi i luftës ndaj korrupsionit, jeni dakord?