Mirlind Daku

Mirlind Daku rrezikoi për Kombëtaren, luajti me injeksione! Po mjekohet në Romë

18 Tetor, 13:03| Përditesimi: 18 Tetor, 13:14

  • Share

Mirlind Daku ka luajtur i dëmtuar për Kombëtaren, në dy ndeshjet e fundit; humbjen në Pragë dhe fitoren në Tbilisi. Është trajneri i Rubin Kazan, Rashid Rakhimov që konfirmon se gjilanasi do jetë mungesë për ekipin e tij në përballjen kundër Dinamos së Moskës, e cila luhet të dielën në mbrëmje.

Rashid Rakhimov konfirmon se Daku luajti me injeksione në Ligën e Kombeve, teksa mori 65 minuta si titullar kundër Çekisë dhe 24 kundër Gjeorgjisë. Për momentin Daku ndodhet në Romë dhe po mjekohet për lëndimin në këmbë, pasi diçka e tillë e përndjek prej një kohe të gjatë.

Duket se "sebep" për dërgimin e tij në Romë është bërë stafi i Kombëtares dhe lidhjet mes dy stafeve, për shkak të përvojave të mëparshme.

26-vjeçari është një prej lojtarëve kryesor të Rubin Kazan dhe këtë sezon ka shënuar 6 gola e ka bërë 3 asistime në 11 paraqitje në kampionatin e Rusisë. Aktualisht, Rubin Kazani mban vendin e 7-të në klasifikim me 14 pikë të grumbulluara.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?