Miroslav Lajçak emisar special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi?

21 Shkurt 2020, 17:48| Përditesimi: 21 Shkurt 2020, 17:50

  • Share

Sipas mediave në Kosovë, Ministri i Punëve të Jashtme të Sllovakisë, Miroslav Lajcak, është emëruar sot Përfaqësues Special i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi.

Për një zhvillim të tillë sot Përfaqësuesi i Lartë i BE’së, Josep Borell, ka njoftuar Kosovën dhe Serbinë teksa ka telefonuar presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiç, Presidentin Thaçi dhe Kryeministrin Kurti.

Se është kontaktuar nga BE’-ja dhe se i është ofruar posti i Përfaqësuesit Special të BE’-së për dialogun Kosovë-Serbi, e kishte pranuar ditë më parë edhe vetë Lajçak, duke thënë se me shumë gjasë do të mbetet në Ballkan në rolin e tij prej diplomati kurse Borrel pati thënë se emërimi i emisarit special, zyrtarisht do të ndodhë në muajin mars pasi të përgatitet gjithçka rreth mandatit të tij.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?