Tirana

Mirë se erdhe stinë e re! Bashkia e Tiranës 'vishet' me pranverë (FOTO)

9 Mars 2019, 18:39| Përditesimi: 9 Mars 2019, 19:11

  • Share

Pranvera ka trokitur edhe në Tiranë, e për këtë arsye Bashkia e Tiranës ka menduar që të sjellë diçka të veçantë për t’i uruar mirëseardhmen stinës së re teksa kryeqyteti përgatitet për Ditën e Verës. 

Krahas aktiviteteve të shumta në zona të ndryshme të Tiranës, ku sërish Parku i Madh i Liqenit do jetë qendra e organizimeve, Bashkia e Tiranës është zbukuruar edhe vet me simbolin e Pranverës, lulet shumëngjyrëshe.

Fotot janë marrë nga pamja që ofron sot Bashkia e Tiranës, ku dhjetra lule shumëngjyrëshe dhe zogj janë vendosur në një nga hyrjet e godinës, duke përcjellë një atmosferë festive për qytetarët.

Temperaturat e ulëta dhe reshjet i kanë lënë vend motit të ngrohtë mbi kryeqytet

G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?