Mish me kungull të njomë nga zonja Vjollca

25 Shkurt 2021, 11:20| Përditesimi: 25 Shkurt 2021, 11:21

  • Share

Mish me kungull të njomë

Përbërësit:

500 gr viçi

2 qepë

400 gr domate të feskëta ( ose në kuti)

1 lugë gjelle salcë ose / 1/2 filxhan filxhan pure domate

1 kg kungull

3-4 lugë gjelle oriz

kripë dhe piper të zi

1 gjethe dafinë

kopër

pak vaj ulliri

Përgatitja:

Pastrojmë mishin dhe e presim atë në kubikë sa një kafshatë. Ngrohim vajin dhe kaurdisim mishin e qepët të prera shumë hollë në kubikë të vegjël. Vazhdojmë kaurdisjen deri sa qepa të zbutet. Shtojmë domatet të qëruara nga lëkura dhe të prerë në kubikë dhe pak salcë dhe I kaurdisim sëbashku për 5 minuta, kripë, piper të zi, 1 gjethe dafinë dhe shtojmë një rreth 600 ml. Vendosim kapakun dhe e lëmë mishin të ziejë mirë ën temperaturë mesatare.Pasi mishit ë ketë zjerë shtojmë kungujt të prerë në kubikë mesatare, orizin dhe I lëmë të ziejë për reth 15 minuta në fund spërkatim gjellën me kopër dhe e shërbjemë të ngrohtë.

D.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?