Mish me mendër të freskët
Përbërësit:
- 4 racione mish sipas dëshirës
- 2 tufa mendër të freskët
- 2 qepë mesatare
- 4 lugë gjelle vaj ulliri
- Kripë, piper i zi sipas shijes
Përgatitja:
Fillimisht kaurdisim për pak minuta racionet e ndara të mishit. Më pas në po atë yndyrë kaurdisim qepën e prerë në kubikë të vegjël. E ndihmojmë zbutjen me pak kripë dhe ujë. Vendosim copat e mishit duke hedhur dhe pak ujë të ngrohtë. Shtojmë pak piper të zi dhe e lëmë mishin të ziejë derisa të zbutet plotësisht. Kontrollojmë shijen për kripë dhe në fund hedhim mendrën (nenexhikun) e freskët. E lëmë gjellën dhe 5 minuta në zjarr dhe më pas e shërbejmë të ngrohtë.
Komente
