Mish me patate furre
Përbërësit:
- 1 kg mish viçi tul
- 1 fk vaj ulliri
- 2 degë rozmarinë
- 3 thelpinj hudhër
- 5 patate të mëdha
- Kripë kokërr trashë
Përgatitja:
Fillimisht parangrohim furrën në 220°C. Shtypim hudhrën në havan dhe e bashkojmë me vajin e ullirit dhe rozmarinën. Lyejmë mirë mishin dhe e sistemojmë mbi një zgarë në tavë. E spërkasim me kripën e trashë. Poshtë mishit kemi vendosur patatet të marinuara me vaj dhe kripë. E vendosim tavën të piqet në furrë për 10 minuta në 220 gradë dhe më pas ulim nxehtësinë në 180 gradë dhe vazhdojmë pjekjen për 45 minuta.
Komento