Mish me pistil nga zonja Albana

23 Nëntor 2022, 12:05| Përditesimi: 23 Nëntor 2022, 12:06

  • Share

Mish me pistil

Përbërësit:

  • 4 qepë të thata
  • 500 gr mish viçi ose dashi
  • 5 copa pistil
  • 40 gr oriz
  • Piper i kuq
  • Kripë, piper i zi

Përgatitja:

Fillimisht ndajmë mishin në racione dhe e vendosim të ziejë. Pasi mishi ka zjerë, kaurdisim mirë qepët e prera mesatarisht. Sapo qepët të bëhen transparente shtojmë pistilin e zbutur më parë në ujë si dhe orizin. Vazhdojmë kaurdisjen duke shtuar dhe pak nga lëngu i zierjes së mishit. Rregullojmë shijen me kripë, piper të zi dhe piper të kuq. Shtojmë racionet e mishit së bashkë me pak lëng dhe e kalojmë gatimin në një tavë dheu, të cilën e vendosim në furrë derisa sipërfaqja të ajkoset.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?