Receta

Mish pule me salcë dhe kërpudha nga zonja Vjollca

16 Qershor 2021, 11:05| Përditesimi: 16 Qershor 2021, 11:06

  • Share

Mish pule me salcë dhe kërpudha

Përbërësit:

600 gr mish pule

pak vaj

1 qepë

400 gr kërpudha

1 lugë gjelle miell

2 lugë gjelle krem ( schamnd)

500 ml lëng pule ose ujë

kripë dhe piper të zi 

majdanoz

Përgatitja:

Fillimish ngrohim vajin e aromatizojnë me 1 thelpi hudhër të cilin e largojmë më pas dhe skuqim copat e pulës mirë deri s të zverdhen pak. I largojmë dhe I vendosim në një pjatë të mbuluar.

Ndërkohë në po atë yndyrë skuqim qepën të grirë në rende sa të zverdhen pak shtojmë dhe vazhdojmë përzierjen duke rritur temperaturën ku në tigan mos ketë më lagështirë, shtojmë 1 lugë gjelle miell dhe vazhdojmë 2 lugë gjelle schamnd ( krem kosi) e përziejmë e më pas shtojmë lëngun e pulës e trazojmë dhe e lëmë mishin të ziejë për 20-25 minuta në temperaturë mesatare. RRegullojmë shije me kripë, majdanoz, piper të zi dhe e shërbejmë.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?