Mish pule në brumë sufle
Përbërësit:
- 2 gjokse pule
- 2 kokrra vezë
- 1 fç vaj ulliri
- 2 lgj miell
- Kripë, piper
Përgatitja:
Fillimisht filetojmë gjokset e pulës, i rrahim mirë dhe i marinojmë me kripë dhe piper. Ndajmë të bardhat e vezëve veç dhe i rrahim në marengë të fortë. Më pas shtojmë të verdhat të rrahura me pak ujë dhe miell. I trazojmë me kujdes në mënyrë që të mos ulet vëllimi i marengës. Me masën e brumit sufle lyejmë mirë nga të gjitha anët filetot e pulës të cilat i vendosim të piqen në furrë ose i kalojmë në tigan me vaj ulliri.
Komento