Mish qingji Frikase
Përbërësit:
1 kg mish qingji
1 qepë të thatë
1 sallatë marulë
majdanoz dhe kopër
3 vezë ( vetëm të verdhat)
1/2 limon
1 lugë gjelle niseshte
kripë dhe piper të zi
pak vaj ulliri
Përgatitja:
Në një tenxhere ngrohim vajin e ullirit, shtojmë qepën e thatë në kubikë dhe kaurdisim atë sat ë bëhet transparene, shtojmë copat e mishit dhe vazhdojmë përzierjen sëbashku me qepën deri sa mishit ë ndryshojë ngjyrë, shojmë qepët e njoma dhe 1/2 e majdanozit. Vazhdojmë përzierjen për 3 minuta mbulojmë mishin me ujë të valuar dhe e lëmë të ziejë për 10 minuta kur ujë të ketë shterur dhe niveli të ketë renë nën niveline mishit shtojmë sallatën të prerë trashë, erzat kopër majdanozin e mbetur, piper të zi. Hollojmë niseshten në 1/2 gotë ujë dhe e shtojmë në tenxhere për të trashuar pak lëngun e mbetur I japim 5 minuta valë në temperturë mesatare. në fund rrahim një vezë, lëngun e 1/2 limonit dhe pasi I përziejmë sëbashku fikim zjarrin largojmë tenxheren dhe presim frikasenë me vezë, e vendosim në pllakën e mebtur për 3-4 minuta dhe menjëherë e servirim të ngrohtë.