Mish qingji me domate dhe oriz në furrë nga Zonja Vjollca

6 Maj 2020, 10:07| Përditesimi: 6 Maj 2020, 10:09

  • Share

Mish qingji me domate dhe oriz në furrë

Përbërësit:

800 gr mish qingji

3 qepë

2 speca

1/2 spec pikant

700 gr domate (të pjekura)

1 lugë çaji sheqer

1 gotë oriz

Vaj ulliri

Kripë dhe piper i zi

Përgatitja:

Në një tenxhere ngrohim pak vaj dhe kaurdisim mishin sa të ndërrojë ngjyrë. E largojmë nga tenxherja dhe e lëmë mënjëanë të mbuluar. Në po atë yndyrë shtojmë qepën të prerë në fije dhe e kaurdisim derisa qepa të zverdhet pak dhe të zbutet. Shtojmë specat dhe mishin dhe i kaurdisim derisa specat të ulin volumin. Domatet pasi i qërojmë lëkurën i presim në feta të holla dhe i shtojmë në tenxhere. Shtojmë dhe një lugë çaji sheqer. I lëmë të ziejnë në temperaturë mesatare për 10 minuta. Rregullojmë shijen me kripë dhe shtojmë në tenxhere ujë sa të mbulohet mishi. E lëmë të ziejë. Ndërkohë në një tavë me 2 lugë gjelle vaj kaurdisim orizin për 5 minuta. Shtojmë 3 gota lëng mishi dhe vendosim copat e mishit mbi oriz. Rregullojmë shijen me piper të zi dhe e vendosim tavën në furrë në temperaturë 190 gradë Celsius derisa të përthithet lëngu. Tava me domate dhe oriz duhet të jetë më e lëngshme se një pilaf, pra raporti 1 gotë oriz 3 gota lëng mishi me qepë dhe domate.

D.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?