Mish qingji me qepë të njoma dhe kumbulla nga zonja Albana

24 Prill 2023, 11:15| Përditesimi: 24 Prill 2023, 11:17

  • Share

Mish qingji me qepë të njoma dhe kumbulla

Përbërësit:

  • 1 kg mish qingji
  • Pak miell per të lyer mishin
  • 2 lgj vaj ulliri
  • 800 gr qepë të njoma
  • 1 fk oriz
  • 1 dorë kumbulla të thata
  • 3-4 thelpinj hudhër
  • Nenexhik, koper, majdanoz
  • Kripë, piper i zi
  • Piper kokërr jeshil

Përgatitja:

Mishin e pudrosur me pak miell e kaurdisim në yndyrë, më pas shtojmë ujë derisa mishi të mbulohet dhe pak kripë.

Qepët e njoma pasi i kemi pastruar  i presim në rrethore të imta. I shtojmë në tenxhere për t'i kaurdisur dhe presim sa të ulet volumi. Më pas rregullojmë shijen me erëza dhe bimë aromatike. Shtojmë kumbullat që u kemi bërë disa prerje dhe orizin që e kemi shpëlarë. E vendosim masën në tavë, copat e mishit sipër dhe lëngun e mishit. E vendosim tavën në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 30 minuta.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?