Mish qingji me qepë të njoma
Përbërësit:
- 1 kg mish qingji
- 500 gr qepë të njoma
- 500 gr qepë të thata
- 3 thelpinj hudhër
- 1 lgj miell
- Domate
- Spec i kuq
- Rozmarinë
- Kripë, piper
Përgatitja:
Fillimisht kaurdisim qepët e thata të grira imët së bashku me mishin të ndarë në racione. Më pas shtojmë salcën e domates, kripën dhe specin e kuq pluhur të ëmbël. E lemë gatimin të ziejë pasi kemi shtuar rreth 1 litër ujë.
Tresim pak miell në ujë dhe e shtojmë në tenxhere. Në 15 minutëshin e fundit të gatimit shtojmë qepët e njoma të grira imët, majdanozin dhe koperën. Rregullojmë shijen me kripë dhe erëza sipas dëshirës.
Komento