Receta

Mish viçi me bizele të njoma nga zonja Vjollca

7 Qershor 2021, 10:22| Përditesimi: 7 Qershor 2021, 10:23

  • Share

Mish viçi me bizele të njoma 

Përbërëisit:

60 gr tul viçi

500 gr bizele të reja

pak vaj

pak miell për pudrosjen e mishit

1/2 gotë verë të bardhë ( 80 ml)

1 qepë

1 karrotë mesatare

1/2 degë selinoje

500 ml lëng perimesh ose ujë

1 lugë gjelle salcë domate

kripë dhe piper të zi

Përgatitja:

Fillimisht pastrojmë mishin e thajmë atë dhe e presim në kubik ( sa një kafshatë) vendosim iellin në në enë të thellë të hapur dhe përziejmë mishin duke e situr pak më qëllim që mishi vetëm të pudroset  pak. Ngrohim vajin në një tigan të thellë dhe kaurdisim mishin deri sat ë zverdhet pak. E shuajmë me verë të bardhë, selinon të grirë shumë imët dhe qepën njësoj si dy të parat. I kaurdisim perimet me mishin deri sa të na formohet një masë kremoze dhe 1 lugë gjelle salcë domate e përziejmë e më pas shtojmë lëng perimesh ose ujë të nxehtë, kripë, piper të zi. E lëmë të ziejë deri sa mish të jetë gatuar 30 minuta shtojmë bizelet I trazojmë dhe I lëmë të ziejnë sëbashku për 10 minuta e më pas I shërbejmë.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?