Mish viçi me limon dhe trumzë nga zonja Albana

4 Maj 2023, 11:12| Përditesimi: 4 Maj 2023, 11:14

  • Share

Mish viçi me limon

Përbërësit:

  • 600 gr mish viçi
  • 2 limona
  • 1 qepë e vogël
  • Miell për spërkatjen e mishit
  • Gjalpë
  • Trumzë
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Fillimisht presim mishin e viçit në copëza të vogla, ndërsa qepën e presim në shirita të hollë.

Në një tigan që nuk ngjit kaurdisim qepën me pak gjalpë dhe më pas vendosim copëzat e mishit të cilat i kemi spërkatur me pak miell. E skuqim mishin mirë nga të gjitha anët. Më pas e shuajmë gatimin me lëngun e limonave, rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe e lemë mishin të gatuhet për 10 minuta. E servirim menjëherë të ngrohtë spërkatur me pak trumzë.  

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?