Mish viçi me patate dhe karrota / Gjella më e shijshme nga zonja Albana

7 Nëntor, 12:10| Përditesimi: 7 Nëntor, 12:12

  • Share

Mish viçi me patate dhe karrota

Përbërësit:

  • 500 gr mish
  • 1-2 qepë mesatare
  • 2-3 thelpinj hudhër
  • 4-5 lgj vaj ulliri
  • 4-5 patate
  • 2 karrota
  • 1 degë rozmarinë
  • 1/2 lgj salcë domate
  • 8-10 domate qershi
  • 1-2 gjethe dafine
  • Kripë, piper i zi
  • Majdanoz për servirje

Përgatitja:

Kaurdisim racionet e mishit së bashku me qepën e grirë hollë. Sapo mishi të fillojë të krijojë koren e kuqe shtojmë salcën, gjethet e dafines, kripë dhe piper. Vazhdojmë kaurdisjen për 1-2 minuta, më pas shtojmë ujë në masë të mishit, e mbulojmë me kapak dhe e lemë të ziejë në temperaturë mesatare. Në një tigan me pak vaj ulliri kaurdisim domatet e vogla duke u hedhur pak kripë dhe piper. I lemë domatet për 1-2 minuta të skuqen lehtësisht dhe më pas i vendosim në një tavë. Në po të njëjtin tigan shtojmë patatet të prera në feta të holla dhe i kaurdisim lehtë. I vendosim dhe patatet në tavë së bashku me mishin me salcë të cilin e kemi lenë për 20 minuta të ziejë. E vendosim tavën me patate dhe mish në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 40 minuta.  

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?