Receta

Mish viçi me patate dhe karrota nga zonja Albana

18 Shtator, 11:07| Përditesimi: 18 Shtator, 11:14

  • Share

Mish viçi me patate

Përbërësit:

  • 1 kg mish viçi
  • 2 qepë të mëdha
  • 3 patate
  • 2 karrota
  • 2 gjethe dafine
  • 3 lgj vaj ulliri
  • 1 gotë verë
  • 1 tufë majdanoz
  • 2 limona
  • Kripë, piper i zi

Përgatitja:

Kaurdisim mishin që kemi prerë në thela. Shtojmë qepën me pak kripë. Vendosim piperin kokërr dhe gjethet e dafinës. E plotësojmë me ujë 3 gisht më lartë se mishi dhe e lëmë të ziejë. Ndërkohë kaurdisim patatet dhe karrotat, shtojmë me garuzhde lëngun e mishit. Rregullojmë shijen me erëzat dhe bimë aromatike. Në fund hedhim lëngun e limonit dhe vaj ulliri.

 

MC/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e qeverisë gjatë vitit 2024?