Sali Berisha

Opinion

'Mish-mashi' Berisha

28 Tetor 2021, 14:26| Përditesimi: 28 Tetor 2021, 14:27

  • Share

Në kampin kryesor opozitar, gjërat nuk po ecin siç kishte parashikuar Lulzim Basha pas 25 Prillit. Ndryshimi i deklaratave post-humbjes së 5 rradhazi, presioni amerikan dhe së fundi vendimi për Sali Berishën, kanë prishur “balancat” brënda asaj partie. Pikërisht në kohën kur Partia Demokratike duhej të ishte promotore e nismave dhe aksioneve opozitare në Parlament (siç kishte paralajmëruar ai) ajo gjendet në një “mish-mash” të paparë struktural, funksional, dhe politik.

Vijën drejtuese dhe drejtimin ideologjik në atë parti, duket sikur e kanë ndarë mes tyre, Berisha dhe Basha. Kjo për faktin sepse, nuk i dihet se cila do të jetë e ardhmja e Partisë Demokratike,e Sali Berishës dhe Lulzim Bashës,ende nuk dihet në do të funksionojnë “fraksionet në gjirin e partisë” së bërë copë-copë. Sidoqoftë, në këtë “mish-mash” të krijuar nga papërgjegjshmëria e ish-kryeministrit dhe pazotësia e kryetarit aktual, Partisë Socialiste ka zgjedhur të mos jetë as këshilluese as palë, duke u marrë me punët dhe projektet e ndërtimit dhe zhvillimit të vendit. Situata në të cilën është zhytur partia e vetme opozitare në Shqipëri, ngjet me kaosin pas një tërmeti, ku gjithkush turret të marrë diçka, apo të shkojë me dikë për të qenë i sigurtë.

Berishën nuk e shqetëson fati i asaj partie, por fati i së nesërmes , fati i pasurive  dhe rreziku i ndëshkimit ligjor. Klasa politike e 30 viteve të tranzicionit në Shqipëri, është e akuzuar, e denoncuar dhe inkriminuar, aq sa do të duheshin qindra procese gjyqsore për të dënuar “peshkaqenët dhe balenat” e korrupsionit. Partia Demokratike e Sali Berishës (dhe jo e dhjetoristëve) ishte e para forcë politike në Shqipëri, që “injektoi” në administratën publike dhe sektorët e zhvillimit ekonomik, mentalitetin e korrupsionit, vjedhjes, abuzimit, dhe ndëshkimit të kundërshtarit politik. Ajo ishte partia e parë që fatkeqësisht mori pushtetin postdiktaturës, nën flamurin e “liri-demokracisë”,që shpiku dhe futi korrupsionin në tendera, korrupsionin në investime, korrupsionin në ekonomi, polici, ushtri, ministri, drejtësi, duke keqpërdorur misionin  qeverisës dhe votën e shqiptarëve.

Ajo ishte partia e paramilitarëve, e shikasve, që rrihnin dhe vrisnin gazetarë, qytetarë, kundërshtarë politikë të atij regjimi,dhe mbroheshin nga bajraktari  dhe sulltani  Sali Berisha. Rruga përmes së cilës ka ecur Partia Demokratike në 3 dekada trancizion, është e mbushur me mëkate dhe llum, aq sa do të duhej, jo vetëm shkrirja  dhe rithemelimi i saj si forcë politike, por dhe një “Nuremberg” i cili të demaskojë dhe dënojë  mëkatarët, që sot i janë turrur sërish rrugës së pushtetit. Lidershipi i PD-së, e di fare mirë, se perse ky popull nuk dëshiron të qeverises më nga familja Berisha, dhe “proamerikani” Basha.

Kush nuk pranon realitetin e një humbjeje, është i destinuar të kthehet në humbës kronik, të humbë sensin e ndryshimit dhe përmirësimit,dhe të shkojë drejt rrënimit përfundimtar. Kjo e sotmja, është një PD, e mësuar të mos njohë humbjet  dhe humbësit e saj, e mësuar  ti largohet realitetit. Kjo ka sjellë “mish-mashin” në atë parti, krijuar nga Sali Berisha dhe jo vetëm ai. Përplasja Berisha-Basha, është e pashmangshme, jo vetëm në vendimin për mbledhjen e Këshillit Kombëtar, por ajo do të shkojë edhe më tej.Kemi një ish-kryetar që është vetquajtur “lider historik”, dhe një kryetar të zgjedhur me votë, që mundohet të qëndrojë stoik, edhe pse e di fare mirë, se partia po shkon në rënie të lirë. Ajo që i mbetet Lulzim Bashës, është të presë ç’do të bëjë Berisha, dhe pastaj të vendosë fatin e tij…

J.GJ./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mark lleshi: 29/10/2021 05:21

    Tamam e ke thene or Tej.. PD KA SHKUAR PER LESHI CURRI e bubi bashke...

    Përgjigju
  • O tej: 28/10/2021 16:43

    PD ka shku per lesh Curri..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?