Sociale

Misionarja Monica Bologna dhe të rinjtë e qendrës 'Betania' rrëfejnë takimin me Papa Franceskun 10 vite më parë

22 Prill, 12:59| Përditesimi: 22 Prill, 15:55

  • Share

Sapo hyn në fondacionin "Betania", ku gjendet dhe kisha të bie në sy një afresk me portretin e Papa Franceskut. Ne sot jemi kthyer në “Betania” për të folur me misionaren Monica Bologna, cila e kujton takimin me Papën më 21 shtator 2014, si ngjarjen më të rëndësishme të jetës.

“Ditë e veçantë, e mbajmë pergjithmone në zemër dhe mendjen tone. Papa na dha forcë e shpresë për të vazhduar misionin tonë këtu. Ka qenë për në shembull i dashurisë dhe butesisë dhe kthjelltesisë”, Monica Bologna, drejtuesja e fondacionit “Betania”.

“Betania” është shtëpia e 30 fëmijëve e të rinjve me probleme sociale e ekonomike, disa prej tyre mbetur jetimë. Ata vijnë nga zona të ndryshme të Shqipërisë dhe i përkasin besimit të krishterë e mysliman. Pikërisht harmonia fetare u vlerësua nga Papa Francesku gjatë vizitës në këtë qendër bamirësie.

“Ne vazhdojme misionin, shume fëmijë jane rritur kane krijuar familje dhe shumë të tjerë kanë ardhur në qendër. Ne vazhdojme misionin nen shembullin e Atit te Shenjte, me bashkejetese fetare. Jane femije qe kane vuajtur shume por ne u kemi dhuruar familje. Papa ka pare bukurine e bashkejteses ketu. Jemi te gjithe fe te ndyrshme por jetojme si nje familje e vetme”, shprehet ajo për mikrofonin e Report TV.

Jetmira gjimnaziste dhe Angelo student kanë qenë të vegjël kur takuan Atin e Shenjtë 10 vite më parë në qendrën “Betania” por arrijnë të kujtojnë momentet e paharrueshme.

“Ka qenë gëzimi më i madh në jetë, më ka folur më ka bekuar, më ka thënë sillu mirë”, tha Jetmira.

Papa Francesku jetoi me thjeshtesi dhe përulesi deri në ditën e fundit të jetës. Ishte drita që udhehoqi dhe do te vazhdojë të udheheqe brezat e rinj, ndaj të gjithë në “Betania” luten për shpirtin e tij.

“Ne lutemi për Papën dhe për Paqe sepse ai gjithe mesimet e tij i ka dhënë për Paqe mes njerezve”, tha Bologna.

R.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Diaspora po vendos, sa përcaktuese do jetë vota nga jashtë më 11 maj?