Sonda Indiane Chandrayaan 2, e lançuar me sukses në 22 korrik, ka hyrë në orbitën hënore.
Lajmi u njoftua nga Agjensia Indiane e Hapësirës Isro.
Kohëzgjatja e manovrës së sondës ka zgjatur më pak se gjysmë ore.
Nëse gjithçka shkon mirë, India do të bëhet vendi i katërt, pas Shteteve të Bashkuara, Rusisë dhe Kinës që do zbarkojë në satelitin e planetit të Tokës.
Fazat e misionit Chandrayaan 2 do të zgjasin disa javë.
Zbarkimi indian është planifikuar për në 7 shtator në polin hënor të jugut, i pa prekur më pare nga askush.
Aventura e Chandrayaan 2 është cilësuar një mision ambicioz, i cili karakterizohet nga dy fakte domethënës, kosto shumë e ulët (140 milion dollarë) dhe prezenca në zbritje në sipërfaqen hënore të një sistem robotik.
Pasi të zbresë në sipërfaqen e hënës, Chandrayaan 2 do të lëshojë trupin robotik Pragyan, i cili do të studiojë karakteristikat e zonës.
Misioni mund të zbulojë prova fosile që nga agimi i sistemit diellor dhe ndoshta të zbulojë praninë e ujit.
Komente
