Politikë

Misioni diplomatik në Bruksel hap dyert për shqiptarët, Rama: Bëhu pjesë e 'Team Albania', kontribuo në anëtarësimin e vendit në BE

27 Nëntor 2024, 16:25| Përditesimi: 27 Nëntor 2024, 16:58

  • Share

Misioni diplomatik i Shqipërisë në Bruksel ka hapur dyert për shqiptarët brenda dhe jashtë vendit që duan të bëhen pjesë e ‘Team Albania’. Lajmi është bërë me dije nga kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale ditën e sotme.

Rama shkruan se ata që do të bëhen pjesë e skuadrës do të kontribuojnë në anëtarësimin e vendit në BE.

‘Misioni ynë diplomatik në Bruksel hap dyert për çdo shqiptar e shqiptare, brenda apo jashtë vendit, që ka pasionin patriotik, ambicien profesionale dhe aftësinë për t’u bërë pjesë e Team Albania në kryeqytetin e Europës, e për të kontribuar atje në anëtarësimin e Shqipërisë 2030 në Bashkimin Europian. Aplikoni dhe konkurroni’, shkruan Rama.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • xhemel: 27/11/2024 18:00

    Miresevini ne drejtesine e mister B...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?