Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta edhe pse nga burgu ka shpërndarë një video në rrjetet sociale nga protesta e 2 marsit 2020 përpara kryeministrisë.
Sipas tij 11 maji do jetë dita e triumfit të plotë të lirisë dhe pluralizmit politik përballë bandës që ka kapur të gjitha institucionet në vend.
Postimi i plotë i Ilir Metës:
Populli i 2 Marsit ju përgjigj në mënyrë madhështore thirrjes së Presidentit të Republikës pesë vite më parë për të mbrojtur Kushtetutën, pavarësinë e institucioneve, shtetin ligjor, demokracinë dhe pluralizmin politik!
Misioni i 2 Marsit vazhdon dhe 11 Maji do të jetë dita e triumfit të plotë të lirisë dhe pluralizmit politik, përballë kësaj bande, që ka kapur të gjitha institucionet e shtetit dhe kërkon të vrasë shpresën dhe besimin tek e ardhmja, duke shkretuar vendin dhe vatrat e çdo familieje shqiptare!
Të gjithë së bashku në 11 Maj, për të votuar koalicionin "PD - Aleanca për Shqipërinë Madhështore" për mbrojtjen e pluralizmit, demokracisë dhe Kushtetutës.
Votojme "PD - ASHM" për t'ja rikthyer Shqipërinë sovranit!
VOTO NR.1 - Koalicioni “PD - Aleanca për Shqipërinë Madhështore”
VOTO ILIR METAJ - Qarku Tiranë
Komente
