Politikë

‘Misioni i 2 marsit vazhdon’, Meta: 11 maji dita e triumfit të plotë të lirisë dhe pluralizmit politik

19 Prill, 13:32| Përditesimi: 19 Prill, 13:47

  • Share

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta edhe pse nga burgu ka shpërndarë një video në rrjetet sociale nga protesta e 2 marsit 2020 përpara kryeministrisë.

Sipas tij 11 maji do jetë dita e triumfit të plotë të lirisë dhe pluralizmit politik përballë bandës që ka kapur të gjitha institucionet në vend.

Postimi i plotë i Ilir Metës:

Populli i 2 Marsit ju përgjigj në mënyrë madhështore thirrjes së Presidentit të Republikës pesë vite më parë për të mbrojtur Kushtetutën, pavarësinë e institucioneve, shtetin ligjor, demokracinë dhe pluralizmin politik!

Misioni i 2 Marsit vazhdon dhe 11 Maji do të jetë dita e triumfit të plotë të lirisë dhe pluralizmit politik, përballë kësaj bande, që ka kapur të gjitha institucionet e shtetit dhe kërkon të vrasë shpresën dhe besimin tek e ardhmja, duke shkretuar vendin dhe vatrat e çdo familieje shqiptare!

Të gjithë së bashku  në 11 Maj, për të votuar koalicionin "PD - Aleanca për Shqipërinë Madhështore" për mbrojtjen e pluralizmit, demokracisë dhe Kushtetutës.

Votojme "PD - ASHM" për t'ja rikthyer Shqipërinë sovranit!

VOTO NR.1 - Koalicioni “PD - Aleanca për Shqipërinë Madhështore”

VOTO ILIR METAJ - Qarku Tiranë

Xh.K/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?