Politikë

Misioni i Francës në OSBE: Opozita të dënojë dhunën në protesta dhe të denoncojë autorët

17 Maj 2019, 20:23| Përditesimi: 17 Maj 2019, 20:24

  • Share

Misioni i përhershëm i Francës në OSBE kërkon që opozita të dënojë dhunën e përdorur në protesta dhe të denoncojë autorët e saj.

“E drejta për të protestuar paqësisht është një element thelbësor i rrugëtimit  demokratik të një vendi”, thuhet në deklaratën e misionit francez në OSBE.

Megjithatë të shtunën në 11 maj në Tiranë u vunë re zhvillime të dhunshme në protestat e thirrura nga opozita”, vijon deklarata.

Misioni thekson se është e rëndësishme që opozita të dënojë dhunën dhe të denoncojë autorët e saj, pasi dhuna kompromenton reformat demokratike dhe dëmton imazhin e Shqipërisë.

Pati të plagosur mes manifestuesve dhe forcave të rendit dhe dëmtime ndaj godinave, përfshirë këtu edhe banesën e përfaqësuesit të OSBE-së në Shqipëri. Është e rëndësishme që opozita të dënojë dhunën dhe të distancohet nga autorët e saj.

Forcat e rendit duhet, nga ana e tyre, të tregojnë vetëpërmbajtje në menaxhimin e manifestimeve. Dhuna dëmton përpjekjet për reformë demokratike dhe imazhin e Shqipërisë. 

Vetëm dialogu mund të mundësojë zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të natyrës politike”, thuhet në mesazhin e misionit të Francës në OSBE./tema

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?