‘Misioni i pamundur’ i të qënurit student në Tiranë, historia e Eneas dhe Arbrit dy djemtë që rrëfejnë sesi mbijetojnë në Konvikt

29 Nëntor 2022, 18:16| Përditesimi: 29 Nëntor 2022, 22:36

  • Share

Student në degën inxhinieri nafte, Arbri në prag diplomimi, asnjëherë nuk e kap orarin për të bërë dush në godinën 14 të konviktit në Qytet Studenti. 24 vjec i duhet edhe të punojë në supermarket për të siguruar të ardhura. Për këtë arsye shpesh ndalet tek ndonjë i njohur për t’u larë

“Dushet janë të përbashkëta dhe orari është dhjetë me shtatë. Për t’u larë shkojmë te njerëzit tanë, tek ndonjë shok , tek ndonjë i njohur dhe lahemi andej.”

Ndryshe nga shumë shokë të tij, të strehuar me qera, Arbri qendron ketu, dhe paguan 4500 lekë në muaj. Është lehtësim për të, pasi nuk paguan sa miqtë e tij, por për kushtet në konvikt  ka shumë rezerva.

“Po të dal nga konvikti dal me minus. Në konvikt paguaj 45 mijë lekë. Në dimër rri me xhup , me batanije, ngrohje s’ka. Rezistencat I kemi blerë vetë sepse konvikti s’ka . Është shumë keq, por ne si student jemi mësuar.”

Jetë pak a shumë të ngjashme në konvikt, bënë edhe  Enea Sulko. Është për herë të parë student në degën inxhinieri mekanike. Paradite shkon në auditore kurse në pjesën tjetër të ditës  duhet të marr tabakanë në dorë. Punon kamarier në një local jo shumë larg konvitkit. Për të bërë dush i duhet të kërkojnë leje tek pronari i lokalit. Në të kundërtën I duhet të presë vetëm ditën e pushimit!

“Unë që e lë punën në orën 10.30 ose 11 sepse bëj punë mbasdite i bie të lahem në ndonjë orar drekë dhe shkëputem pak nga puna.”

Si Arbri dhe Enea në qytet ka shumë studentë që për shkak të situatës së rënduar ekonomike, iu duhet të punojnë jo pak por me orare të zgjatura. Çka i penalizon ata, jo vetëm të cilësinë e arsimimit, por edhe në të bërit një jetë dinjitoze. Herë pas herë ata janë përpjekur ti kujtojnë shtetit që kanë nevojë për mbështetje, por ajo ditë duket e largët

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 29/11/2022 22:59

    Studentet punojne e shkollohen njekohesisht kudo ne bote,tek ne e fillojne punen qe ne gjimnaz,qe 16 vjec sepse kjo eshte mosha me e vogel qe te lejon ligji ne shtetin tone.Sa per kushtet e brendshme ne Q.Studenti,ju mirekuptoj dhe me vjen keq.Dhe te mendosh qe levizja studentore 32 vjet me pare filloi pikerisht per kushte me te mira ne konvikte e me vone u kalua ne kerkesa politike,eshte vertet ironike qe dhe sot pas tre dekadash vazhdojne te njejtat probleme!

    Përgjigju
  • denis: 29/11/2022 19:24

    Ne gjith boten e qyteteruar studentet punojne per te perballuar studimet sepse pagesat e shkollave jane teper te larta, sa per konviktet persosmeri nuk ka por shume prej tyre as ne shtepite e tyre nuk i kane duke mos folur per ata qe vine nga fshatrat.

    Përgjigju
    • Bujari: 29/11/2022 22:10

      Përshendetje...ke shkruar për 10-vjet. Klsh mirë.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?