Raketa pa ekuipazh Vulcan është nisur nga Florida e Shteteve të Bashkuara për të dërguar një anije kozmike robotike drejt Hënës.
Lander Peregrine mban pesë instrumente shkencore për agjencinë amerikane të hapësirës, NASA. Nëse anija prek butësisht sipërfaqen hënore, do të jetë misioni i parë amerikan që e bën këtë që nga misionet e famshme Apollo në vitin 1972.
Raketa Vulcan u nis me sukses në orën 07.18 të mëngjesit dhe do të tentojë uljen e tij më 23 shkurt.
Në të ardhmen, raketa Vulcan do të nisë shumë nga misionet e sigurisë kombëtare të Amerikës.