Sociale

Misioni i Shën Jozefit në Fushë-Arrëz dhe Kisha Katolike festojnë 30-vjetorin e themelimit në zonë! Frat Andreas Walterman nderohet me titullin ‘Qytetar Nderi’

29 Prill, 12:09| Përditesimi: 29 Prill, 12:19

  • Share

Misioni Bamirës i Shën Jozefit në Fushë-Arrëz dhe kisha katolike e zonës festuan modestisht 30-vjetorin e themelimit në këtë zonë. Ka qenë prifti katolik i zonës, Frat Andreas Walterman dhe misionarët Gratias Ruf dhe Bernadette Ebenhov, të cilët që prej 1995 i dhënë gjallëri dhe plot investime të munguara kësaj zone, ku numërohen qindra banesa të ndërtuara, dhjetra studentë të arsimuar, qindra fëmijë të kuruar në spitalet më të mira të botës, investime në objekte arsimore e shëndetësore dhe një kontribut që statistikisht nuk mund t’i afrohet as ai shtetit në këtë zonë.

Në meshën solemne, me rastin e 30-vjetorit të shërbesës nga Misioni Bamirës, ipeshkvi i Sapës Imzot Simon Kulli falënderoi Frat Andreas Walterman, motër Gratias Ruf dhe gjithë misionaret e tjerë, që përpos kalvarit të vuajtjeve dhe mundimeve nuk u dorëzuan së ndihmuari banorët e zonës së varfër.

Më tej qindra banorë të zonës dhe besimtarë të pranishëm u lutën për jetgjatësinë dhe misionin  katolik që aq shumë i ka ndihmuar në zonën e tyre.

Në përfundim të meshës solemne bashkia e Fushë-Arrëzit i akordoj titullin qytetar Nderi kreut të Kishës Frat Andreas Walterman teksa u nderuan me mirënjohje dy priftërinjtë e tjerë të këtij misioni dhe motër Gratias Ruf.

Xh.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni kontratën 6 mln dollarë të PD për lobim në SHBA?