Foto ilustruese

Misioni italian ‘Pelikani’, kontributi i jashtëzakonshëm i Italisë

8 Prill 2022, 10:12| Përditesimi: 8 Prill 2022, 10:15

  • Share

Historia e memoria njerëzore zakonisht ecin paralelisht, por ndodh shpesh që memoria për shkak të ngarkesave harrohet, por historia është ajo që mbetet si dëshmitare ngjarjeve dhe të kohës gjatë një moment të caktuar!

Shqipëria në fillim të viteve '90, ishte një vend që kishte probleme të mëdha politike, me një Regjim mizor dhe jashtë kontekstit historik, por po ashtu kishte trashëguar probleme të mëdha ekonomike me një varfëri te tejskajshme, ku qytetarët ishin totalisht të zhveshur dhe me xhepat bosh e po ashtu me një treg të trashëguar shtetëror totalisht të boshatisur, për shkak edhe politikës së qëllimshme të izolimit që kishte zgjedhur Regjimi me tregjet ndërkombëtare! Të gjithë kujtojnë në fillim të viteve '90 radhët e gjata për bukë dhe për nevoja elementare! Shqipëria dhe shqiptarët në fillim të viteve' 90, kishin nevojë për çdo gjë që nga liria, ajri i lirë deri tek buka e gojës! Atëherë kur Shqipëria kishte kaq shumë nevojë për mbështetje, shteti i parë që na u gjet pranë në një moment të caktuar dhe të domosdoshëm ishte Italia!

Operacioni "Pelikan" nisi më 2 shtator të vitit 1991 dhe është përmbyllur me një ceremoni në pallatin e sportit në Tiranë! Në këtë operacion u përfshinë në total rreth 5 mijë ushtarak. Janë shpërndarë rreth 750 mijë tonë ushqime. Kamionët ushtarak italian kanë përshkruar rreth 10 milion klm e elikopterët kanë bërë rreth 1700 orë fluturime dhe aeroplanët rreth 6100 orë fluturime. Dy ambulancat në Durrës dhe në Vlorë kanë bërë rreth 200 mijë ndërhyjë shëndetësore të llojeve të ndryshme duke përdorur aparatura që Shqipëria nuk i dispononte. Po ashtu edhe marina italiane ka luajtur një rol të rëndësishëm duke patrulluar rreth 1333 misione për rreth 8500 orë lundrim e duke bllokuar largimin e miliona personave. Kostoja e misionit zakonisht ka qenë mesatarisht rreth 20 miliard lira në muaj për gjithë kohën e angazhimin nga viti 91 deri në 93.

Kjo kosto ka qenë një kontribut i Komunitetit Europian, NATO dhe OKB! Ky mision italian pati një rëndësi të madhe, se pari se shpëtoj nga falimentimi i garantuar i shtetit shqiptar, garantoj sigurinë e sovranitetit të Shqipërisë në një moment të vështirë, po ashtu pati edhe një rol të rëndësishëm për të instaluar demokracinë duke sfiduar mjerimin e trashëguar nga Regjimi! Shqiptarët që nga Lufta II për thuajse 40 vjet izolim nuk ishin mësuar të shihnin mjete ushtarake dhe njerëz me uniformë ushtarake të një vendi të huaj!

Aq shumë e madhe e impresionuese ishte prania e ushtarakëve italian sa mund të krahasohej me një pushtim, por në fakt ishin ushtarak që kishin një mision të luftonin me të gjitha mundësitë e mjetet varfërinë që ishte e ulur këmbëkryq në Shqipëri! Italia është ndër të paktët fqinjë e aleat që na është gjetur gjithmonë pranë në momente më të vështira pa na kërkuar asgjë në këmbim, siç ndoshta kanë bërë në vazhdimësi fqinjët e tjerë, që sa herë kanë ardhur na e kanë pasur më hile dhe kemi vuajtur derisa i kemi larguar! Italia është vendi që ka merituar e meriton një vend shumë më të rëndësishëm në raport me Shqipërinë dhe shqiptarët! Këtu nuk po llogarisim in mbështetjen pa rezerva që ka dhënë në vazhdim Italia edhe pas atij misioni e deri në ditët e sotme! Të mos e harrojmë memorien, sepse ajo është arsye për të ndërtuar marrëdhënie korrekte në të ardhmen!

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Loshi: 11/04/2022 11:32

    Po, sidomos duhet te kujtosh mikpritjen e shtetit italiane qe i bene shqiptareve ne vitin 1997 (Keter i Rades), njelloj si ukrainasit sot ne Europe.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?