Luis Enrique

Misioni përmbysje për finalen Champions, Enrique para Dortmundit: Të shënojmë të paktën një gol për shtesën

6 Maj, 18:58| Përditesimi: 6 Maj, 19:02

  • Share

PSG dhe Dortmund luajnë të martën në 21:00 në "Parkun e Princave" në Paris për ndeshjen e kthimit gjysmëfinale të Champions League. Dueli i nesërm vendos edhe biletën e parë për finalen e 1 qershorit në Londër, teksa sfida e parë në Gjermani u fitua 1-0 nga Dortmund.

Përpara ndeshjes për mediet foli Luis Enrique, trajneri i PSG-së. Spanjolli kërkon të paktën një gol për ta dërguar ndeshjen në shtesë.

"Ne kemi garancinë absolute që tifozët do të jenë me ne. E pamë në Dortmund, ishte madhështore. Shpresoj që të festojmë arritjen në finale. E di mirë se çfarë ndeshje do të luajmë, por rezultati do të varet edhe nga qëndrimi i kundërshtarit", tha Luis Enrique.

Me trofeun e kampionatit tashmë të siguruar, te PSG kërkojnë edhe finalen e Champions League. Për spanjollin e stolit qëllimi është të fitojnë edhe me një gol.

"Nëse rezultati ndryshon, qëndrimi do të ndryshojë, por mentaliteti ynë është të luajmë dhe të jemi më të mirë se kundërshtari. Qëllimi nuk është të fitojmë me dy gola, por të fitojmë ndeshjen. Ne mund të shënojmë dy gola në tre minuta, por edhe mund të vuajmë.

Duhet të përqendrohemi në sulm dhe mbrojtje, nëse shënojmë një gol, nuk ka rëndësi. Nëse shënojmë dy gola shumë shpejt, kundërshtari do të reagojë", tha Enrique, që nën rreshta lë të kuptohet se PSG po mendon edhe për 30 minutat shtesë.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?