Misri i Maliqit ka mbetur në fushë, fermerët: Importi na dëmton, prodhimi jonë mbetet stok (VIDEO)

27 Nëntor 2020, 20:39| Përditesimi: 27 Nëntor 2020, 21:14

  • Share

Më shumë se 3 mijë hektarë janë mbjell me misër në fushën e Maliqit por fermerët nuk do kenë përfitime. Një prej banorëve të zonës thotë se klima ka ndikuar në cilësinë e kulturësh. Për shkak të mungesës së reshjeve, vetëm një rast në qershor, fruti doli i dobët

“Edhe rendimenti i dobët. Vende-vende u bë i mirë. Vende-vende jo. Të gjitha punimet e tokës bëhen me lekë. Rimbursim nuk kemi. Rimbursimi ju bëhet atyre që kanë shumë tokë. Tregu është shumë i vështirë. Edhe blegtoria është pakësuar”, shtoi një fermer tjetër.

Problemi më i madh mbetet mungesa e tregut. Në tregun e brendshëm është futur shumë mall importi.

“Nuk ka fare treg. E bëjmë prodhimin dhe ngelet stok në shtëpi. Vjen tregtari e merr si pas qejfit të tij. Keq është. Po të shkosh të gjithë e kanë misrin në shtëpi. Pësojmë humbje. Ne e plugojmë tokën. Një dyzim të shkon 6 mijë lekë të reja. Marrim prodhimin, por nuk nxjerrim shpenzimet tona. 23 deri në 25 lekë. 2 qind lekë është ‘krundja’. Shumë vështirë se hyn nga jashtë. Dhe i joni ngel. Shumë problem për ta hequr”, tregoi një tjetër.

Fermerët thonë se  me cmimin që ata e nxjerrin në treg nuk fitojnë asgjë. Tregtarët e shumicës luajnë me ofertat sipas deshirës pasi mungon një rregullator për produktet bujqësore

"Çmimi në treg në këto momente që jemi tani është 2 e gjysmë. Nuk të leverdis. Nuk nxjerr vetëm shpenzimet.  Kjo është kulturë që të lë dy lek më shumë. Nxjerr shpenzimet dhe nxjerr pak lek më tepër. Po të ketë prodhim, vaditje bie edhe çmimi. Duhet një rregull”, tha një fermer.

I pyetur për këtë çështje, Drejtori i Bujqësisë në bashkinë e Maliqit, Arben Dulellari u shpreh se një nga faktorët që ka ndikuar në uljen e kërkesës në treg të misrit është edhe situata e pandemisë në vend.

E.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Delinquenti: 28/11/2020 15:33

    Ore po' kesaj i thone economi tregu si kujtoni ju, do te mbijetoje me i pregatituri dhe ai qe din ta menaxhoj situaten me mire MOS PRISNI QE TJU VIJNE TREGTARET E SHUMICES TA BEJNE SA THONI JU KJO ESHTE TREGTI JU LEVIZNI VET NUK MJAFTON VETEM TA MBJELLNI DHE KORRNI MISRIN DUHET GJET DHE TREGU ME PUNE SHOKU ME PUNE NUK TE FAL NJERI GJE SOT, DHE TJETRA KY VIT ESHTE VIT I PROBLEMEVE PER TE GJITH JO VETEM PER JU.

    Përgjigju
  • Iris: 28/11/2020 02:26

    Perpunoheni,beni miell misri,beni niseshte,nxirrni shurup misri,alkool misri!Mos prisni per tregetarin e shumices.Kerkojuni femijeve ,ose merrni nje ekspert informatike e krijoni faqen tuaj ne internet dhe shiteni vete direkt on-line.

    Përgjigju
    • ::::::::: 28/11/2020 07:44

      Sakte. Kdhtu u them edhe une njerezve te mi ne shqiperi qe qahen per gjithshka. Asht njilloj si me fole me murin

  • Shaban: 27/11/2020 21:24

    Mbani bageti dhe shpende. Boll u qate se qarje ju jep edhe i madhi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?