‘Miss Globe’ kurorëzohet në ‘Opera’, Bozo: Edicioni i 19-të na gjen në top listë! Dy fitueset: Eksperiencë unike, prezantuam vendin me krenari

4 Tetor 2022, 19:02| Përditesimi: 4 Tetor 2022, 19:12

  • Share

Renditet në 5 ngjarjet më të mirëorganizuara të bukurisë, e arriti t’i flasë botës edhe gjatë dy viteve pandemike, Miss Globe (nga Deliart Association) rikthehet në 15 tetor në skenën më prestigjioze të artit në vend, në Teatrin e Operas.

“Këtë vit kompeticioni i Miss Globe shënon edicionin e 19-të, që nga momentin që ne kemi organizuar të parin në Amfiteatrin e Durrësit në 2004-ën”, thotë regjisori e producenti Petri Bozo.

Bukuri femërore nga mbarë globi, gjuhë e kultura të ndryshme, do t’i prezantohen publikut në një formë krejt unike, përmes koreografisë së harmonizuar me muzikën operistike.

“E gjithë pjesa artistike e shfaqjes është e ndërtuar në mënyrë të tillë që t’i përshtatet pjesës operistike, dhe po ashtu shfaqja operistike do t’i përshtatet 52 konkurenteve nga e gjithë bota. Jo më kot slogani i këtij viti është ‘Beauty dhe Opera’”, shton më tej Bozo.

Për pjesëmarrëset nga e gjithë bota, Miss Globe është një eksperiencë e papërsëritshme, që shkon përtej bukurisë.

“Në 2020-ën ne ishim të vetmit që realizuam një spektakël bukurie në botë, i treguam botës që jeta duhet të jetohet dhe asgjë nuk mund ta ndalë gëzimin e jetës, asnjë lloj lufte, asnjë lloj kovidi…”, shprehet Bozo.

Siç rrëfejnë dy fitueset e viteve të fundit filipinezja Maureen Montagne dhe shqiptarja nga Kosova Lorinda Kolgeci, kjo eksperiencë u ka shërbyer për të promovuar veten, për të njohur njerëz e kultura të reja, por edhe për të prezantuar më të mirën e vendeve që përfaqësojnë.

“Kur unë prezantoj vendin tim, unë sigurohem që të tregoj një copëz të saj, qoftë edhe përmes veshjeve, dizenjimeve tipike, kulturës, ushqimeve. E mbi të gjitha të tregoj dashurinë që kam për popullin filipinez”, thotë Maureen Montagne ,Miss Globe 2021.

“Duke qenë përfaqësuesja e shtetit më të ri, jam përpjekur tu rrëfej njerëzve ku gjendet Kosova, kulturën e saj, ushqimin, dhe diçka që e kam shumë përzemër si kërcimin tradicional të Kosovës”, shprehet Lorinda Kolgeci, Miss Globe 2020.

Deri në finalen e Miss Globe, ku do të kurorëzohet më e bukura, e do të jepen një sërë vlerësimesh të tjera si çmimi për elegancën, kostumet e miqësinë, ngjarja e bukurisë vijon me një sërë turesh në qytete të ndryshme të Shqipërisë, duke ndalur edhe në institucione të veçanta të trashëgimisë, kulturës, por edhe kujtesës.

“Programi i Miss Globe, është një program shumë i ngjeshur aktivitetesh, përshembull sot ne do të kemi një talentshow në azilin e pleqve, për t’i dhënë suportin të gjithë njerëzve në nevojë… Do të kemi gjithashtu ture që do të zbulojnë Shqipërinë turistike kështu siç kemi bërë këtu e 19 vjet”, shprehet Bozo.

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ben: 04/10/2022 21:26

    Ky eshte nje konkurs karagjoz me emer Internacional, por qe nuk e njeh askush.Por megjithate,bravo i qofte organizatorit qe gjen budallenj dhe behen sponsor te ketij aktiviteti.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?