Mister fati i 26-vjeçarit Mateo Lika që dyshohet se ra në lumin Seman, vijojnë kërkimet! 2 pistat ku po heton policia, të dhënat e të riut shpërndahen përtej kufirit

25 Janar 2023, 11:35| Përditesimi: 25 Janar 2023, 11:46

  • Share

Ende nuk dihet asgjë për fatin e 26-vjeçarit Mateo Lika  i cili ka humbur kontaktet me familjarët prej 15 janarit 2023. Vijojnë hetimet për të riun, i cili mendohet se ra në lumin Seman pasi parmakët e hekurt të urës së Mbrostarit dyshohet se u rrëzuan nga automjeti që kishte marrë me qira.

Burimet e policisë së Fierit tregojnë se pas 4 ditë kërkimesh intensive në lumin Seman me polumbarë, detektorë, drone dhe barka, hetimet vijojnë në 2 pista. Njëra lidhet me rënin e mjetit në lumin Seman që ende nuk është gjetur, tjetra me largimin e 26 vjeçarit nga vendi i ngjarjes pas shkatërrimit të parmakëve të urës së Mbrostarit.

Mundësia e rënies së automjetit në lumin Seman mbetet e paqartë pasi nuk ka asnjë gjurmë, as nga mjeti dhe as nga 26-vjeçari. Nuk dihet saktësisht nëse automjeti ka rënë në ujërat e lumit Seman, apo është larguar nga aty pas përplasjes me urën. Nga policia dhe prokuroria është marrë kallëzimi i familjarëve të 26 vjeçarit dhe të dashurës së tij të cilët kanë deklaruar se nuk kanë asnjë konkakt me 26 vjecarin prej 15 janarit. Policia po heton në të dyja pistat, ndërsa kontrollet do të vijojnë si në ujërat e lumit Seman ashtu edhe në zonat përreth.

Policia bën të ditur se kërkimet u ndërprenë prej motit të keq por do të vijojnë me metoda të tjera pas përmirësimit të motit.

Mjeti ishte marrë me qira, por nuk ka pasur GPS dhe nga kamerat e sigurisë nuk arrihet të identifikohet qartë lëvizja e 26-vjeçarit. Deri tani nuk është bërë denoncim tjetër dhe kjo i bën autoritetet të mendojnë se Mateo Lika udhëtonte i vetëm. Ndërkohë hetimet janë shtrire edhe përtej kufirit duke shpërndarë të dhënat e 26 vjeçarit dhe foton e tij në vendin ku kishte emigruar në Gjermani si dhe në të gjitha pikat kufitare.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?