Familja dhe ndërkombëtarët po kërkojnë një hetim të duhur për të zbuluar shkaqet që shkaktuan vdekjes së udhëheqësit kryesor të opozitës ruse, Alexey Navalny.
Zëdhënësja e Navalny, Kira Yarmysh thotë se autoritetet ruse po zgjasin hetimin dhe se Kremlini po merr kohë për të fshehur provat e vërteta të asaj që ata e quajnë vrasje.
"Komiteti Hetues i tha nënës dhe avokatëve se hetimi për vdekjen e Navalny është zgjatur dhe nuk dihet se sa do të zgjasë," tha zëdhënësja e politikanit, Kira Yarmysh.“Ata gënjejnë, marrin kohën e tyre dhe as nuk e fshehin” thotë më tej Kira Yarmysh duke denoncuar se nëna e Aleksei Navalny nuk u lejua të hynte në morgun ku ndodhet trupi i djalit të saj.
Deri në përfundimin e hetimeve, trupi i Navalny nuk duhet t'i kthehet familjes.
E ndërsa ende nuk është përcaktuar shkaku i vdekjes, Julia Navalnaya, e veja e liderit të ndjerë të opozitës ruse, Alexey Navalny, pritet të takohet me ministrat e jashtëm evropianë në Bruksel.
Pas mbërritjes në Këshillin e Jashtëm përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell tha se regjimi i sanksioneve të BE-së për të drejtat e njeriut do të mbajë emrin Navalny
“Ne duhet të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën dhe popullin rus që duan të jetojnë në liri dhe t'i bëjnë homazhe Navalny dhe në kujtim të Navalny-t u propozojmë ministrave të riemërtojnë regjimin tonë të sanksioneve për të drejtat e njeriut në emër të tij' tha ai.
47-vjeçari Navalny, armiku më madh i Presidentit Vladimir Putin, vdiq në një burg rus të premten, 16 shkurt, pasi kaloi më shumë se tre vjet pas hekurave, duke shkaktuar zemërim dhe dënim nga udhëheqësit perëndimorë dhe mbështetësit e tij.
Lajmi kryesor:
'Vladimir Putin vrau burrin tim!' Videomesazhi i të vesë së Navalnyt: E helmoi me agjent nervor, Rusia po fsheh trupin e tij
S.G//ReportTv.al