Misteri/ 64 projektligjet që u tërhoqën nga Kuvendi, nga drafti për ‘disiplinimin’ e Metës tek nisma anti-KÇK në drejtësi 

12 Gusht 2020, 20:47| Përditesimi: 12 Gusht 2020, 21:32

  • Share

TIRANË- Gjatë shtatë vitive të fundit, në Kuvendin e Shqipërisë janë depozituar për miratim 64 projektligje, të cilat janë tërhequr më pas nga propozuesit para se të votoheshin në seancën plenare. 21 nisma ligjore janë depozituar dhe më pas tërhequr nga Kuvendi nga qeveria, ndërsa 43 projektligje janë depozituar dhe më pas tërhequr nga deputetët, kryesisht të mazhorancës. Mes nismave ligjore të tërhequra është edhe projektligji për Presidencën, i propozuar nga deputeti Ulsi Manja në vitin 2016. Nisma ligjore parashikonte në detaje mënyrën e emërimit dhe shkarkimit të Presidentit, kompetencat e kreut të shtetit, aktet që nxjerrë Presidenti, trajtimin financiar të Presidentit dhe familjes së tij etj.

Nisma ligjore u tërhoq nga Kuvendi pas zgjedhjes së Ilir Metës President. Ndërkaq, në vendimin e Kuvendit të datës 27 korrik 2020, për të mos shkarkuar nga detyra Ilir Metën, parashikohet rikthimi dhe votimi i këtij projektligji të tërhequr. Mes nismave të tërhequra, rezulton projektligji anti-KÇK në drejtësi. Nisma parashikonte disa ndryshime në ligjit për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, duke i dhënë kompetencë KLP dhe KLGJ të pezullonte nga detyra brenda 6 ditëve gjyqtarët dhe prokurorët e denoncuar për shkelje. Kuvendi e votoi këtë nismë ligjore, por Presidenti Ilir Meta e rrëzoi si antikushtetuese. Kur pritej rivotimi i ligjit siç ka ndodhur edhe në raste të tjera, mazhoranca e tërhoqi nga Kuvendi.

Gjithashtu janë tërhequr nga Kuvendi pas depozitimit projektligjet për koncesionet, për nxitjen e punësimit, projektligji për strehimin social, për organizmin dh funksionimin e policisë gjyqësore, për ndihmën juridike, për profesionin e avokatit si dhe disa nisma për ndryshimin e Kodit Penal dhe Kodit Zgjedhor. Ndërkaq, është pezulluar edhe projektligji për disa ndryshime në ligjin për Policinë e Shtetit, ku policia i merr Prokurorisë kompetencën e përgjimeve.

Lista e projektligjeve të tërhequra
Projektligj për disa ndryshime në ligjin për ndihmën dhe shërbimet shoqërore.
Projektligj për Kodin Ajror.
Projektligj për disa ndryshime në ligjin nr. 96, datë 6.10.2016 për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Projektligj për një ndryshim në ligjin për nxitjen e punësimit.
Projektligj për një shtesë në ligjin për festat zyrtare e ditët përkujtimore.
Projektligj për një ndryshim në ligjin nr. 125/2013 për koncesionet.
Projektligj për disa shtesa në Kodin Penal.
Projektligj për provimin e shtetit për profesionin e juristit.
Projektligj për disa shtesa në ligjin për menaxhimin e sistemit buxhetor.
Projektligj për disa ndryshime në ligjin për shërbimin veterinar.
Projektligj për disa ndryshime në ligjin nr. 69/2012, për sistemin arsimor parauniversitar.
Projektligj për disa shtesa në ligjin nr. 10 253, për gjuetinë.
Projektligj për strehimin social.
Projektligj për statusin e minatorit.
Projektligj për një ndryshim në ligjin nr. 141/2016 për dhënie amnistie.
Projektligj për disa ndryshime në Kodin Zgjedhor.
Projektligj për provimin e shtetit për profesionin e juristit.
Projektligj për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10018, për avokaturën e shtetit.
Projektligji për organizimin dhe funksionimin e policisë gjyqësore.
Projektligji për disa ndryshime në ligjin nr. 8331, për ekzekutimin e vendimeve penale.
Projektligji për disa shtesa në ligjin nr. 9936, për menaxhimin e sistemit buxhetor.
Projektligji për disa ndryshime në ligjin për ndërmjetësimin në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.
Projektligji për ndihmën juridike.
Projektligji për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7829 për noterinë.
Projektligji për Presidentin e Republikës.
Projektligji për profesionin e avokatit.
Projektligji për disa ndryshime në për shërbimin përmbarimor.
Projektligji për disa ndryshime në ligjin nr. 8328, për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të të paraburgosurve.
Projektligji për tarifat dhe shpenzimet gjyqësore.
Projektligj për organizimin dhe funksionimin e profesionit të rregulluar të ekspertit fiskal dhe institutin e ekspertëve fiskalë.
Projektligj për një ndryshim në ligjin nr. 105/2014 për barnat dhe shërbimin farmaceutik.
Projektligj për disa ndryshime në ligjin nr. 9355 për ndihmën dhe shërbimet shoqërore.
Projektligj për disa shtesa në ligjin nr. 69/2012 për sistemin arsimor parauniversitar.
Projektligj për disa ndryshime në Kodin Penal.Projektligj për disa shtesa në ligjin nr. 138/2015 për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike.
Projektligj për miratimin e kontratës ndryshuese të kontratës së koncesionit, ndërmjet Ministrisë së Financave, si autoritet kontraktues, dhe shoqërive “sicpa security solutions, s.a.” e “sicpa
security solutions, albania”, sh.p.k., “për projektimin, financimin, dizenjimin, prodhimin dhe ngritjen e një sistemi për emetimin, shpërndarjen, gjetjen dhe monitorimin e pullave fiskale e të pullave të kontrollit të barnave”, miratuar me ligjin nr.10381, datë 24.2.2011.
Projektligj për statusin e punonjësve të industrisë së naftës dhe gazit.
Projektligj për disa ndryshime në ligjin nr. 9376 për sportin.
Projektligj për disa ndryshime në Kodin Zgjedhor.
Projektligj për ngritjen e task-forcës mjekësore të Ballkanit.
Projektligj për disa ndryshime në ligjin për Policinë e Shtetit.
Projektligj “për miratimin e ndryshimit të statusit të një toke bujqësore, me sipërfaqe 288.4 ha, në zonë minerare, për shfrytëzimin e torfave për prodhimin e energjisë elektrike”.
Projektligj për shërbimin e provës
Projektligj për disa ndryshime në ligjin nr. 9355 për ndihmën dhe shërbimet shoqërore.
Projektligj për disa shtesa në ligjin nr. 112/2013 për dekoratat, titujt e nderit, medaljet dhe titujt vendore të nderit.
Projektligj “për një shtesë në ligjin nr.112/2013 "për dekoratat, titujt e nderit, medaljet dhe titujt vendorë të nderit në Republikën e Shqipërisë".
Projektligj për administrimin e fondit pyjor dhe kullosor kombëtar.
Projektligj për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10253, datë 11.3.2010 për gjuetinë.
Projektligj për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8328, datë 16.4.1998 për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të të paraburgosurve.
Projektligj për sistemin e vlerësimit të veprimtarisë së gjyqtarëve.
Projektligj për disa ndryshime në Kodin Zgjedhor.
Projektligj "për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8102, për kuadrin rregullator të sektorit të furnizimit me ujë dhe të largimit dhe përpunimit të ujërave të ndotura.
Projektligj për disa ndryshime në ligjin nr. 97/2013 për mediat audiovizive.
Projektligj për disa ndryshime në Kodin Zgjedhor.
Projektligj “për një shtesë në ligjin nr. 152/2013 për nëpunësin civil.
Projektligj për disa ndryshime në ligjin nr. 9584, datë 17.7.2006, "për pagat, shpërblimet dhe struktura të institucioneve të pavarura kushtetuese dhe të institucioneve të tjera të pavarura, të krijuara me ligj.
Projektligj për një ndryshim dhe shtesë në ligjin nr. 8450, datë 24.2.1999 për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës, të gazit dhe nënprodukteve të tyre.
Projektligj për disa ndryshime në Kodin Rrugor
Projektligj për sistemin e depozitës për menaxhimin e mbetjeve.
Projektligj për disa ndryshime në Kodin e Procedurës Civile
Projektligj për një shtesë në Kodin Civil
Projektligj për disa shtesa dhe ndryshime ne ligjin nr. 10454, datë 21.7.2011 për transplantimin e indeve, të qelizave dhe të organeve.
Projektligj për kujdesin shëndetësor të veçantë të punonjësve të strukturave speciale operacionale të policisë së shtetit.
Projektligj për disa ndryshime në ligjin nr 97/2013 për mediat audiovizive.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?