Anija siriane “Seascaner” e nisur nga Porti i Durrësit

Kronikë

Misteri i anijes siriane që u arratis nga Porti i Durrësit, ul spirancën 5 milje larg Portit të Rijekës/HARTA

9 Korrik 2018, 10:11| Përditesimi: 9 Korrik 2018, 10:19

  • Share

Anija siriane “Seascaner” vijon të lundrojë në det të hapur. Report Tv ka ndjekur lëvizjen e anijes misterioze, e cila u largua në orët e para të mëngjesit të 7 korrikut nga Porti i Durrësit, pa leje dhe pa njoftim.

Siç shihet edhe në hartën që sjell më poshtë Report Tv, anija ndodhet 5 milje (7 km) larg Portit të Rijekës dhe ka ulur spirancën, duke vijuar misterin mbi drejtimin e saj.


(Vendndodhja më e fundit e anijes "Seascaner")

Report Tv ka mësuar se anija “Seascaner” me flamur Sierra Leone kishte sjellë më 26 qershor 6 mijë tonë kripë në Durrës. Sipas Drejtorit të Përgjithshëm të Drejtorisë Detare, Paulin Ndreu, pas shkarkimit të sasisë 5500 tonë, drejtuesit e anijes kanë hyrë në konflikt me pritësin e mallit, i cili nuk ka pranuar të marrë pjesën e mbetur prej 500 tonë kripë, pasi ka rezultuar se ajo ka qenë përzier me qymyr. Palët nuk kanë rënë dakord për sasinë e mbetur të kripës 500 tonë.

Ndërkohë, për të mos penguar shkarkimin e anijeve të tjera që prisnin, anija "Seascaner" ka dalë në Radën e Portit Durrës, prej nga ku është larguar pa njoftim dhe pa plotësuar asnjë dokument në orën 3:00 të mëngjesit të 7 korrikut. Ky largim pa njoftuar ngre një sërë dyshimesh se çfarë ka pasur tjetër në bord, përveç ngarkesës së deklaruar.

Në të shkuarën, trafikantët e qenieve njerëzore kanë përdorur dhe vijojnë të përdorin mjetet e lundrimit për trafikun e refugjatëve.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?