Misteri i çantës së zezë, ja çfarë tha këshilltari i presidentit pasi doli nga SPAK-u

24 Shkurt 2020, 17:18| Përditesimi: 24 Shkurt 2020, 17:21

  • Share

1582561182_ilirmeta.jpeg

I pari djathtas këshilltari i Presidentit për sigurinë Bahri Shaqiri me çantën e zezë në dorë


Presidenti Ilir Meta sot në SPAK në momentin e dorëzimit të kallëzimit për ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj ishte i shoqëruar nga zëdhënësi i tij Tedi Blushi dhe këshilltari i sigurisë, Bahri Shaqiri, i cili ka qenë edhe ish-kreu i SHISH-it. Por ditën e sotme ai tërhoqi vëmendjen e medias, pasi kishte 'zëvendësuar' ish-deputetin e LSI-së, sot socialist Spartak Braho, teksa në dorë mbante një çantë të zezë të supozuar me provat 'përvëluese' që depozitoi në SPAK kundër ministres. Pas prononcimit të kreut të shtetit, këshilltari i sigurisë së Presidentit, u pyet se çfarë kishte në çantën e zezë, ndërsa u përgjigj 'foli Presidenti për të gjitha'.


Lajmi kryesor:

Meta kallëzon në SPAK Gjonajn e 2 zyrtarë të ministrisë: Koronavirus?! Murtaja quhet rilindje, më 2 mars për kushtetutën (VIDEO)


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?