Pak pas daljes nga Gjykata e Posaçme, ku u lanë në fuqi masat e sigurisë “arrest me burg” për Ilir Metën dhe “detyrim paraqitjeje” për Monika Kryemadhin, mediat u interesuan në hyrje të SPAK, ku pritën deputeten e Partisë së Lirisë.
Kryemadhi u pyet edhe për episodin e veshjes së saj me të zeza, ku ra në sy një teshë që u dyshua se ishte flamuri i dikurshëm i Partisë Socialiste në logo, që mbulohej nga xhaketa. Ka qenë vetë Kryemadhi që pasi u pyet nga gazetarët, tha se nuk ishte flamuri i PS, por një shall për kombinim të veshjes.
“Është shall, është për kombinim”, tha ajo shkurtimisht.
GJKKO ka lënë në fuqi detyrim paraqitjeje për deputeten, një herë në muaj në SPAK, deri në një vendim të dytë.
Lajmi kryesor:
Ilir Meta në burg, në qelitë e 313! 5 orë seancë në GJKKO! Ish-presidenti kërcënon Dumanin: Qen, mbaje mend çfarë kam për të të bërë! Kryemadhi: Duhej të isha unë në burg, jo ai (VIDEO)
A.Q/ReportTv.al