Operacioni i kërkimit të trupave të anijes 'Bayesian'

Misteri i mbytjes së jahtit të miliarderit Lynch, lundruesi italian rrëfen gabimet: Besim i tepruar, ajo anije nuk ishte për stuhi!

22 Gusht, 20:25| Përditesimi: 22 Gusht, 20:33

  • Share

Siçili- Teksa orët dhe ditët kalojnë, misteri për atë që ndodhi në brigjet e Porticello në Itali më 19 Gusht po shtohet edhe më shumë.

Nuk ka ende një shkak zyrtar për fundosjen e anijes luksoze të ‘babait’ të kompanisë së jahteve dhe manjatit të teknologjisë së spiunazhit, Mike Lynch, që humbi jetën bashkë me vajzën e tij Hannah dhe stafin e ngushtë, bankierin Jonathan Bloom, avokatin, dy familjarët dhe kuzhinierin.

Nga 22 pasagjerë në bordin e “Bayesian”, vetëm 15 mbijetuan, mes tyre një foshnjë një vjeç. Grupet e kërkim-shpëtimit kanë gjetur deri tani 6 nga trupat, teksa po vijojnë kërkimet për të shtatin, që është dhe vajza e miliarderit britanik Lynch.

Por dyshimet e para janë ngritur, teksa “Shqiptarja.com” publikoi edhe një video të marrë nga një kamera sigurie e një shtëpie pranë bregut, që filmoi në 1 minutë e 13 sekonda momentin se si stuhia ciklon përpiu anijen, duke e fundosur.

1724252625_trupay.JPG

Kërkimet për trupat në Siçili

Dhe duket se kanë qenë disa nga gabimet e kapitenerisë dhe ekuipazhit, por edhe vetë pronarit të jahtit Lynch, që çuan në tragjedi. Midis të gjithash besimi i tepruar se anija me vlerë miliona euro do e shpëtonte fal forcës së saj dhe sistemit të sigurisë. Por nuk ndodhi kështu.

“Zgjedhja për të fjetur jashtë në mot të keq, direku qendror i ngritur dhe i hapur, si dhe spiranca që humbet kontrollin janë disa nga shkaqet e dyshuara", raportoi “La Repubblica” sot (22 Gusht), për disa nga elementët e shkaqeve të ngjarjes.

Kapiteni sardinez ngre disa pikëpyetje

Dhe këto konkluzione ia referon jo vetëm hetimit, por edhe mendimit prej eksperti të kapitenit lundruesi sardinez, Andrea Murra. Ai përfundoi së fundmi një udhëtim me vela rreth botës:

“Ndoshta marinarët Bayesian u ndjenë shumë të sigurt se varka ishte e pathyeshme. Është serioze që ata vrapuan drejt sigurisë, pa menduar për mysafirët e tyre. Bayesian ishte një varkë e jashtëzakonshme, por nuk është ai që do të kisha zgjedhur për t'u përballur me një stuhi", thekson ai.

Por pse?

“Janë varka luksoze, të mrekullueshme në çdo detaj, por nuk janë krijuar për situata ekstreme si ajo e agimit të së hënës (19 Gusht)”.

Andrea Mura, kapiteni flet për "La Repubblica"

Kujtojmë se anija u fundos vetëm 700 metra nga bregu dhe kur mbërriti anija tjetër shpëtuese që ndodhej më pranë, ishte shumë vonë për 7 nga pasagjerët në bord.

Cila mund të ketë qenë pika e dobët dhe shkaqet e dyshuara?

“Unë deklaroj se nuk kam informacion të dorës së parë, hipotezat e mia nuk pretendojnë të jenë të vërteta. Era atë natë mund të ketë arritur 80 nyje, ose afër saj. Kjo është rreth 150 kilometra në orë, diçka e vështirë për t'u imagjinuar në Mesdhe, e aftë të bëjë një njeri të fluturojë si një mushkonjë. Dallgët, rezistenca kundër erës nga direku shumë i gjatë dhe byku, mund të kenë bërë që anija të shtrihej anash”, tregon Mura hipotezën e tij, që vjen edhe nga eksperienca e gjatë si lundrues.

Kapiteni këmbëngul se “Bayesian” ishte anije luksoze që pret pasagjerë që duan të shijojnë lundrimin dhe jo që t’i përballet stuhive.

“Nga sa di unë, natën e tornados ai e kishte ngritur direkun dhe ndoshta e mbajti të hapur edhe rrugët shoqëruese, pra hyrjen e kabinave për të ftohur brendësinë. Është gjithashtu e mundur që të ketë pasur edhe thyerje apo dëmtime gjatë përkuljes dhe dera e prapme ku ndodhet gomonia e shërbimit nuk ishte e mbyllur siç duhet. Në një situatë të tillë uji hyn me qindra litra në sekondë. Varka nuk mund të korrigjojë veten edhe dhe mbytet", shpjegon ai.

Gabime dhe besim i tepruar

Pra disa gabime të njëpasnjëshme, deri tek spiranca e pavendosur mirë dhe humbja e stabilitetit, ka bërë që varka të mos i përgjigjet stuhisë siç duhet.

“Veçanërisht kur keni një direk 75 metra, më i larti në botë, si levë", thotë Mura.

1724323717_mikelynch.JPG

Miliarderi britanik Mike Lynch, që humbi jetën në tragjedi

Ai është i bindur se tërheqja e shpejtë nga rrymat e anijes ishte shenjë se spiranca kishte humbur kontrollin.

“Spiranca, kur kap shtratin e detit, e mban harkun e varkës gjithmonë të orientuar kundër erës. Kjo është pozitive, sepse era në këtë mënyrë nuk mund ta kthejë bykun anash. Nëse Bayesian-i përfundoi i shtrirë në anën e tij, ndoshta, kjo është gjithashtu sepse spiranca kishte pushuar së mbajturi. Kur kjo ndodh, byku pozicionohet në 90 gradë në drejtim të erës dhe i ofron të gjithë sipërfaqen e saj forcës së stuhisë", shpjegon lundruesi.

Në këtë mënyrë rryma e ka tërhequr në thellësi dhe fundosur anijen. Ai dyshon se ndoshta zinxhiri i spirancës ishte i shkurtër, ose era ishte shumë e fortë duke e shkulur spirancën.

“Zjarrfikësit do të mund ta verifikojnë, pasi spiranca do ketë lënë brazdë në fund gjatë tërheqjes", shpjegon ai detajin teknik.

Andrea Mura, në varkën e tij "Vento di Sardegna"

Dhe në atë erë të fortë Mura thotë se s’mund të bësh asgjë, pasi stuhia shkul gjithçka dhe s’ke mundësi.

Mister pse miliarderi Lynch qëndroi në det me pasagjerë dhe me mot të keq?

Megjithatë edhe ai ka dyshime për arsyet përse në një mot të tillë, ekuipazhi dhe pronari i varkës rrezikoi.

“Pse në një natë me mot të keq, kur parashikimi i motit ju paralajmëron për telashe përpara, qielli është i keq, keni mysafirë në bord që nuk janë detarë, por njerëz me pushime, a nuk qëndroni të qetë në port? Pse vendosni të ndaleni në spirancë duke e ditur se, pavarësisht se çfarë, nuk do t'i mbyllni sytë për të kontrolluar që spiranca po mban dhe moti nuk përkeqësohet? Për momentin jam në një varkë me familjen dhe miqtë në Sardenjë. Jashtë ka një ministuhi dhe unë kam tre ditë në port, sepse e di që nuk do të ishte e këndshme të dilja jashtë. Ndoshta marinarët Bayesian kishin besim të tepruar. Ndoshta ata mendonin se anija ishte aq e madhe, sa mund të përballonte gjithçka. Ndoshta ata nuk ishin të trajnuar për procedurat emergjente. Sido që të jetë, është shumë e rëndë që ata shpëtuan veten, pa u përpjekur të tërhiqnin të ftuarit. Nuk është e qartë se kush ishte zgjuar atë natë, as nëse funksionuan sistemet e paralajmërimit në bord, për të paralajmëruar erërat e forta, humbjen e pozicionit në spirancë dhe renditjen e bykut”, thotë Mura

Dhe në fund thekson rreziqet që vijnë nga stuhitë e shtuara në Mesdhe, duke e krahasuar me një “tenxhere të madhe që zien”. Dhe këtu i referohet rasteve që ka ndjekur apo përjetuar vitet e fundit.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 23/08/2024 03:32

    Tornado apo ciklon, cfaredo qe ka qene,njihen per demet qe shkaktojne kur jane ne toke,njihen per aftesine per te shulur shtepi nga themelet e peme nga rrenjet.Pavaresisht se cfare aludohet tani,cfare shansi ka nje anije,aq me teper e permasave te tilla t'ju mbijetonte ketyre forcave te natyres?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?