Sulmi kibernetik ndaj Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave, pranë Ministrisë së Brendshme, i cili u pengua nga ekspertët e IT, mund të ketë pasur qëllim jo vetëm shkarkimin e dosjeve sekrete për policinë, por edhe marrja e IP-ve për qëllime të ndryshme, deri tek realizimi i transaksioneve të kripto-monedhave. Ekspertët e teknologjisë për Report Tv tregojnë arsyet që çojnë në këto sulme.
“Një ndër arsyet kryesore është për vjedhjen e të dhënave që këto server posedojnë. Një nga arsyet që është duke u rritur si treg është edhe pjesa se ato bëhen “meaning”, domethënë hakerat e përdorin për të kryer transaksione të kripto-valutave”, thotë eksperti i IT-së, Kadri Manaj.
Një pjesë e mirë e hackerave janë me kombësi të huaj. Ata, thotë eksperti Kadri Manaj, nuk kanë një qëllim të caktuar. Në pjesën më të madhe të rasteve sulmojnë IP-të e dobëta.
“Pjesa më e madhe e tyre janë hackera të huaj. Nuk është se ata i bëjnë drejtpërdrejtë me një qëllim të caktuar në një server, por ata thjeshtë kapin çfarë mund të dal në rrjet. Ata bëjnë sulmin për shumë IP, dhe më pas tek ato që dalin me problematika i shqyrtojnë”, shton Manaj.
Por, çfarë e bënë më të rrezikshëm dhe të ekspozuar për hackerat, një server të rëndësishëm?
“Nëse një server është i lidhur me internetin, për atë më nuk ka siguri, por është gjithmonë në dorën e keqbërësit, sa është ai i aftë për të depërtuar apo jo”, thotë eksperti.
E megjithatë, përtej zhvillimeve dhe investimeve, serverat e institucioneve të rëndësishme kanë nevojë për mirëmbajtje të vazhdueshme, që të dhënat të jenë të sigurta.
“Më shqetësues është për të gjithë ato servera të cilët nuk update-ohen, nuk qëndrojnë të mbrojtur, por janë në lënë në mëshirë të fatit ku ruhet informacione të të gjithë qytetarëve të Republikës së Shqipërisë dhe ato bëhen pre e sulmeve të vazhdueshme. Ato vihen re vetëm në momentin kur këto server humbin shërbimin për të cilët janë dizenjuar”, përfundon eksperti IT, Kadri Manaj.
Bota kompjuterike dhe azhornimi online i të dhënave u ka dhënë hapësirë hackerave të ndërhyjnë më lehtë në database të institucioneve. SHÇBA nuk është e vetmja që është sulmuar. Më herët në shënjestër kanë qenë edhe institucione të tjera.
Po ndonje server Minecrafti, u gjet?
Përgjigju